Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E premte, 22 tetor 2021, Athinë 

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e kryetarëve të parlamenteve të AP të KE me temën: Ardhmëria e përbashkët e të gjtihë qytetarëve evropianë

Më lejoni t’Ju përshëndes në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal dhe njëherazi të drejtoj falënderim dhe urime ndaj mikpritësit tonë për organizimin e shkëlqyer të kësaj Konference të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. 

më shumë...

E premte, 1 Tetor 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në uebinarin me temë:“Përmirësimi i bashkëpunimit ndërmjet parlamenteve dhe gazetarëve për llogaridhënie dhe transparencë më të madhe”

Dua që në emrin tim personal dhe në emër të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të përshëndes punën e këtij uebinari të sotëm, për të cilin besoj se do e vërtetojë parafytyrimin që e kemi në lidhje me bashkëpunimin ndërmjet dhomës ligjvënëse dhe gazetarëve, mirëpo, do i japë edhe përgjigjet për segmentet e mundshme ku dhe në cilën mënyrë mund të përmirësohet ai bashkëpunim. 

më shumë...

E hënë, 27 shtator 2021 Bërdo

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

 "Roli i parlamenteve në kthimin e besimit në BE"

Më lejoni t’i shpreh mirënjohjen nikoqirit tonë për mbajtjen e këtij takimi në kuadër të kryesimit të Sllovenisë me Këshillin e Bashkimit Evropian dhe Republikës së Sllovenisë, e cila është vazhdimisht mbështetësi ynë i fuqishëm në përpjekjet për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe t’i uroj punë të suksesshme  kryesimit aktual dhe atij të radhës, kryesimit francez.

më shumë...

E premte, 24 shtator 2021 Budapest, Hungari 

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Takimin e 10-të të kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Evropës Juglindore për zgjerimin 

"Mundësitë e vendeve të Evropës Juglindore dhe kontributi i tyre në ndërtimin e ardhmërisë së Evropës" 

Më lejoni që në fillim të shpreh falënderim për mbajtjen tradicionale të këtij evenimenti në nivel më të lartë parlamentar të organizuar nga Kuvendi Nacional i Hungarisë dhe Kryetarit Llazllo Kover, që është edhe një dëshmi për angazhimet e Republikës së Hungarisë në dekadat e kaluara për integrimin tonë të përshpejtuar dhe të plotë evropian dhe euroatlantik.

më shumë...

Петок, 24 септември 2021, Будимпешта, Унгарија

Обраќање на претседателот Џафери на 10. состанок на спикери на парламенти од земјите од Југоисточна Европа за проширувањето

„Можностите на земјите од Југоисточна Европа и нивниот придонес кон градењето на иднината на Европа”

Дозволете на самиот почеток да изразам благодарност за традиционалното одржување на овој настан на највисоко парламентарно ниво во организација на Унгарското национално собрание и Претседателот Лазло Ковер, што е уште еден доказ за заложбите на Република Унгарија во изминатите децении за наше забрзано и целосно европско и евроатланско интегрирање.

më shumë...

E mërkurë, 8 stator 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi për 8 Shtatorin – Ditën e pavarësisë  

Të nderuar qytetarë,
Sonte, shënojmë një jubile jashtëzakonisht të rëndësishëm, plot tridhjetë vite nga nata historike kur me shpalljen e rezultateve të referendumit më 8 shtator të vitit 1991, referendumit në të cilin qytetarët votuan për shtet të lirë, të pavarur dhe sovran, ndërsa kolegët tanë të legjislaturës së atëhershme e vunë në letër dhe në jetë atë vendim me të cilin u konfirmua vazhdimësia e Ilindenit dhe KAÇKJ-së dhe u konfirmua dëshira për shtet të pavarur, sovran, subjekt i pranuar ndërkombëtar dhe anëtar i barabartë i bashkësisë së kombeve, nga ky vend, para dhomës ligjvënëse, kur Presidenti Gligorov u drejtua para qytetarëve të tubuar duke drejtuar urime për vendimin e guximshëm dhe të vendosur...

më shumë...

E mërkurë, 8 shtator 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Konferencën e pestë botërore të kryetarëve të parlamenteve 

(Paneli:"Masat urgjente të imponuara nga Qeveritë gjithmonë doemos tu nënshtrohen aprovimit parlamentar dhe shqyrtimit të rregullt")

Kam nderin t'ju përshëndes të gjithëve të pranishëm këtu në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, dhe të arsyetoj këndvështrimin tim në drejtim të elaborimeve hyrëse të kolegëve të nderuar për masat urgjente të imponuara nga qeveritë dhe domosdoshmëria e nënshtrimit të tyre në aprovimin parlamentar dhe shqyrtimin e rregullt.

më shumë...

E premte, 13 gusht 2021

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në Akademinë solemne me rastin e shënimit të 20 vjetorit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit - "Përtej Ohrit"

Kam kënaqësinë që sot, në emër të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në emrin tim personal, jam pjesë dhe kam nderin të përshëndes të gjithë të pranishmit këtu, në këtë Akademi solemne, me rastin e 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, Marrëveshjes së paqes dhe Marrëveshjes që i vendosi rregullat e reja të kohezionit shoqëror dhe funksionimit më të mirë ndëretnik, i cili ishte themeli më i fortë dhe më solid mbi të cilin e transformuam dukshëm shoqërinë tonë multietnike, multikonfesionale dhe multikulturore.

më shumë...

E premte, 6 gusht 2021

DEKLARATA E KRYETARIT XHAFERI ME RASTIN E SHPALLJES SË ZGJEDHJEVE LOKALE

Sot e nënshkrova Aktvendimin për shpalljen e zgjedhjeve për anëtarë të Këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, për kryetarë të komunave dhe kryetar të Qytetit të Shkupit. Në pajtim me kornizën ligjore dhe afatet e përcaktuara në Kodin zgjedhor, zgjedhjet lokale do të mbahen më 17 tetor 2021.

më shumë...

E hënë, 2 gusht 2021 

Fjalimi i Kryetarit Xhaferi në shënimin e 2 Gushtit – Ditës së Republikës  

Mirë se erdhët para dhomës ligjvënëse dhe njëherazi dhomës përfaqësuese të qytetarëve. Është kënaqësi e imja që këtë vit t’ju përshëndes dhe të jem mikpritësi Juaj para kësaj ndërtese si Kryetari i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe njëherazi t’ju uroj mirëseardhje në emrin tim personal dhe në emër të kolegëve të mi deputetë të kësaj përbërjeje parlamentare, në shënimin e sotëm solemn të 2 Gushtit, Ditës së Republikës, kur shënohen 118 vite nga Republika e Krushevës nga viti 1903 dhe 77 vite nga Kuvendi i  parë i KAÇKM- së nga viti 1944, që paraqesin dy shtyllat mbi të cilat themelohet shtetësia e vendit. 

më shumë...

Ueb faqja e Kuvendi përdor biskotat (cookies).

Biskotat (cookies) përdoren për të përmirësuar përvojën Tuaj të përdoruesit.