Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E enjte, 31 dhjetor 2015 

FJALIMI I VITIT TË RI I KRYETARIT VELJANOSKI PARA SHËRBIMIT TË KUVENDIT 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, tradicionalisht mbajti fjalim para të punësuarve në shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë që t'ua urojë festat e fundvitit dhe t'u dëshirojë një vit të mbarë me plot gëzim dhe shëndet.

më shumë...

E enjte, 10 dhjetor 2015

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI NË HAPJEN E MBLEDHJES SË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË DP IEQ

Me të vërtetë kam kënaqësi që sot të mbaj fjalim në seancën e Asamblesë parlamentare në kuadër të dimensionit parlament të Iniciativës së Evropës Qendrore, këtu, në Shkup.  Nuk duket të përkujtoj se kjo është një nga organizatat më të vjetra evropiane rajonale, e sot Iniciativa e Evropës Qendrore përbëhet prej 18 shtetesh, nga të cilat dhjetë janë anëtarë të BE-së, që gjithsesi i jep edhe dimension të veçantë bashkëpunimit rajonal.  Të përkujtoj, Republika e Maqedonisë nga vii 1993 është anëtare e plotfuqishme, e këtë vit kryeson me IEQ-në. 

më shumë...

E shtunë, 5 dhjetor 2015

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E VENDOSJES SË GUR THEMELIT TË TEMPULLIT KUSHTUAR SHNDËRRIMIT TË KRISHTIT NË LAGJEN DAME GRUEV, KOMUNA GJORÇE PETROV 

Kam nderin dhe kënaqësinë, që sot, bashkë me miqtë e mi, fqinjë dhe të njohur, jam pjesë e këtij akti të shenjtë për lagjen Dame Gruev, për komunën e Gjorgje Petrovit, por edhe për Shkupin dhe gjithë Maqedoninë. 
Për mua është një privilegj i veçantë që më në fund fillon të realizohet një ide veçanërisht fisnike e cila është rezultat i nevojave të thella shpirtërore të bashkëqytetarëve të mi.

më shumë...

E shtunë, 5 dhjetor 2015

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E VENDOSJES SË GUR THEMELIT TË TEMPULLIT KUSHTUAR SHNDËRRIMIT TË KRISHTIT NË LAGJEN DAME GRUEV, KOMUNA GJORÇE PETROV 

Kam nderin dhe kënaqësinë, që sot, bashkë me miqtë e mi, fqinjë dhe të njohur, jam pjesë e këtij akti të shenjtë për lagjen Dame Gruev, për komunën e Gjorgje Petrovit, por edhe për Shkupin dhe gjithë Maqedoninë. 

Për mua është një privilegj i veçantë që më në fund fillon të realizohet një ide veçanërisht fisnike e cila është rezultat i nevojave të thella shpirtërore të bashkëqytetarëve të mi. 

më shumë...

E premte, 27 nëntor 2015, Beograd 

FJALIMI ME RASTIN E SHËNIMIT TË 20 VJETORIT TË ANËTARËSIMIT TË PLOTFUQISHËM TË KRYQIT TË KUQ TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË FEDERATËN NDËRKOMBËTARE TË KRYQIT TË KUQ DHE GJYSMËHËNËS SË KUQE 

Do ta filloj fjalimin tim me fjalët e Anri Dinan ideja e të cilit është baza e Konventës së Gjenevës nga viti 1864 dhe frymëzimi për krijimin e Komitetit ndërkombëtar të Kryqit të Kuq: "Vallë nuk është e mundshme që në kohëra të qeta të formohen shoqëri për ndihmë, me qëllim të sigurohet përkujdesje për personat e lënduar gjatë luftës përmes vullnetarëve të përkushtuar dhe tërësisht të stërvitur? Për kësisoj pune, ndihma e paguar nuk është ajo që nevojitet me të vërtetë. Për këtë nevojiten paramjekësorë dhe infermiere vullnetare, të cilat janë të përkushtuar, të trajnuar dhe me përvojë dhe roli i të cilave do të pranohet nga komandat e armatave në fushëbetejë dhe do të mbështetet dhe ndihmohet misioni i tyre."  Këto janë fjalët e tij dhe pjesë e nxjerrë nga libri "Kujtimi nga Solverino" të cilën e ka shkruar pasi ka dëshmuar vuajtjet e luftëtarëve të lënduar në Betejën e Solverinos. 

më shumë...

E enjte, 29 tetor 2015 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 70 VJETORIT TË THEMELIMIT TË GJYKATËS SUPREME TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Filozofi i njohur romak Ciceroni ka thënë "DREJTËSIA ËSHTË MË E SHTRENJTË SE ÇDO ARI". E përmenda këtë mendim të Ciceronit për një arsye të thjeshtë, e kjo është se Gjykata supreme e Republikës së Maqedonisë është në kulmin e piramidës gjyqësore në vendin tonë që kujdeset për të siguruar drejtësi në pushtetin gjyqësor dhe bashkërisht, por njëkohësisht, në mënyrë të pavarur, me pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, paraqesin tre shtylla mbi të cilat bazohet shteti dhe sundimi i së drejtës. 

më shumë...

E shtunë, 10 tetor 2015 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E FESTËS SHTETËRORE 11 TETORI 

Duke e shënuar ditën e nesërme, e përmbushim amanetin civilizues shekullor për t'i festuar veprat dhe sukseset.  
T'i shënojmë ngjarjet e kombit!
T'i përkujtojmë luftëtarët e Maqedonisë! 
T'i festojmë betejat dhe triumfet. 
T'i kujtojmë viktimat dhe të bëmat heroike. 
Të falim, por edhe të kujtojmë. 

më shumë...

E enjte, 8 tetor 2015 

MIRËNJOHJE NGA TEATRI TURK PËR KRYETARIN VELJANOSKI 

Sot me rastin e 65 vjetorit të punës së Institucionit Nacional Teatri turk - Shkup, kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, iu nda Mirënjohje në shenjë falënderimi për mbështetjen e deritanishme të Teatrit. 

më shumë...

E premte, 25 shtator 2015 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E SHËNIMIT TË 70 VJETORIT TË FORMIMIT TË LAMM

Saktësisht para shtatëdhjetë vitesh në vitin 1945 u formua Lidhja Automoto e Maqedonisë (LAMM). Në këto shtatëdhjetë vite LAMM vazhdimisht ka qenë në përmirësim e sipër dhe janë bërë shumë ndryshime strukturore që i imponoi zhvillimi i përgjithshëm dhe nevojat e sapokrijuara. Por, gjithë këto vite si gjë e pandryshueshme mbetet se LAMM është i yni dhe gjithmonë është këtu për të na ndihmuar. 

më shumë...

E hënë, 7 shtator 2015 

FJALIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME RASTIN E 8 SHTATORIT - DITA E PAVARËSISË 

Para njëzetekatër viteve qytetarët e Maqedonisë në referendum u prononcuan për shtet të tyre të pavarur. Referendumi më 8 shtator 1991 është fitorja jonë më e madhe bashkëkohore, ndërsa vullneti i shprehur i qytetarëve paraqet finalizim të synimeve, principeve dhe ëndrrave të gjeneratave nga të dy Ilindenet.

më shumë...