Udhëheqja parlamentare



E martë, 26 nëntor 2013, Mbretëria e Spanjës

KRYETARI VELJANOSKI NË VIZITË PUNE NË MBRETËRINË E SPANJËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski qëndron në vizitë pune në Mbretërinë e Spanjës, në kuadër të së cilës realizon takime me kolegët e tij kryetarë të të dyja dhomave të Parlamentit të Mbretërisë së Spanjës, me Kongresin dhe Senatin, të cilët janë takimet e para të nivelit më të lartë parlamentar ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Mbretërisë së Spanjës. 

Kryetari Veljanoski sot u takua me kryetarin e Kongresit të Spanjës, z.  Hesës Maria Posada Moreno dhe me anëtarët e kryesisë së Kongresit, me të cilat këmbyen mendime për çështje të rëndësishme për të dyja shtetet.

Bashkëbiseduesit shprehën bindje se pikërisht ky takim do ta nxisë avancimin dhe intensifikimin e bashkëpunimit parlamentar të të dyja parlamenteve. Të dy kryetarët shprehën gatishmëri për bashkëpunim në të gjithë nivelet, si ndërmjet kryetarëve, ashtu edhe ndërmjet komisioneve dhe grupeve parlamentare për bashkëpunim.

Në fokusin e takimit ishte rruga eurointegruese e Republikës së Maqedonisë dhe vendeve të rajonit, me ç'rast Veljanoski theksoi se për Maqedoninë është me rëndësi mendimi dhe qëndrimi i Mbretërisë së Spanjës lidhur me çështjet politike dhe ekonomike, veçanërisht lidhur me procesin eurointegrues.

Z. Posada potencoi se Republika e Maqedonisë dhe shtetet tjera të reja kanë të drejtë të përfshihen në BE dhe ta tejkalojnë të kaluarën, ndërsa shtetet evropiane kanë për obligim t'i ndihmojnë dhe përkrahin në këtë drejtim.

Kryetari i kongresit të Spanjës lidhur me integrimin e Republikës së Maqedonisë në BE theksoi se nevojitet durim, por Republika e Maqedonisë do të jetë pjesë e BE-së, dhe se nevojite të ketë mirëkuptim për disa probleme që ekzistojnë në kuadër të BE-së, por anëtarësimi i Republikës së Maqedonisë do të ndodhë.

Posada shprehu kënaqësinë e tij nga marrëdhëniet e afërta të Republikës së Maqedonisë me NATO-n dhe e përshëndeti mënyrën në të cilën shteti ynë participon në misionet e aleancës.

Veljanoski dhe kolegu spanjoll këmbyen mendime edhe për prosperitetin ekonomik i varur nga stabiliteti dhe siguria e shtetit dhe rajonit dhe u pajtuan se qytetarët dëshirojnë dhe interesohen për prosperitetin ekonomik, ndërsa ato si politikanë kanë për detyrë atë t'ua sigurojnë.

Gjatë ditës, Veljanoski u takua edhe me kryetarin dhe anëtarët e Komisionit të Përzier të të dyja dhomave të Parlamentit të Spanjës për çështje të BE-së, me ç'rast bashkëpunimi parlamentar dhe eurointegrimet e Republikës së Maqedonisë dhe vendet e rajonit ishin çështje në të cilat u fokusuan bashkëbiseduesit, Anëtarët e Komisionit të Përzier të Parlamentit të Spanjsë shprehën bindje se Maqedoninë së shpejti do ta kenë si mik të tyre brenda në BE dhe se pikërisht ky takim do të kontribuojë në përshpejtimin e rrugës së Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në familjen evropiane. 
 
Në kuadër të vizitës së punës në Mbretërinë e Spanjës, Veljanoski do të takohet edhe kryetarin e Senatit të Spanjës, z. Pio Garsio Eskudero, si dhe me kryetarin e anëtarëve të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit dhe do të jetë prezent në seancën parlamentare të Kongresit.

Click