Udhëheqja parlamentare

E enjte, 27 gusht 2015 

KRYETARI VELJANOSKUI E PRANOI AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË KROACISË NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË, ZNJ. DANIJELLA BARISHIQ 

Kryetari Veljanoski sot realizoi takim protokollar me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Kroacisë në Republikën e Maqedonisë, znj. Danijella Barishiq, me ç'rast në fillim të takimit, të dy bashkëbiseduesit shprehën bindje se bashkëpunimi i suksesshëm i deritanishëm edhe më tutje do të vazhdojë përmes realizimit të projekteve të reja të përbashkëta. 

Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kroacisë kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm bilateral dhe se Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Kuvendi i Kroacisë kanë bashkëpunim të frytshëm në të gjitha nivelet, me mundësi që në të ardhmen të rritet intensiteti i takimeve të realizuara, si në nivel të kryetarëve të parlamenteve, ashtu edhe në nivel të grupeve të deputeteve për bashkëpunim dhe në nivel të komisioneve parlamentare. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se nevojitet të intensifikohet bashkëpunimi ekonomik që paraqet sfidë për ambasadorin në vitet në vijim të mandatit në Republikën e Maqedonisë. 

Në takimin u diskutua edhe për gjendjen politike momentale në Republikën e Maqedonisë, si dhe për punën rrjedhëse të Kuvendit. Gjithashtu, u diskutua edhe për sfidat me të cilat ballafaqohet shteti ynë në lidhje me eurointegrimet, me ç'rast znj. Barishiq theksoi se Republika e Kroacisë gjithmonë e potencon nevojën për aderim sa më të shpejtë të Republikës së Maqedonisë në Bashkimin Evropian. 

Bashkëbiseduesit u pajtuan se integrimi i vendeve nga Ballkani Perëndimor është me rëndësi kryesore për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit dhe Evropës në tërësi. 

Në fund, kryetari Veljanoski e potencoi transparencën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim dhe komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Kroacisë për të gjithë çështjet me interes të përbashkët. 
Click