Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E mërkurë, 11 korrik 2018

Ndarja e mirënjohjeve për të punësuarit në Shërbimin e Kuvendit 

Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi dhe sekretari gjeneral, z-nja Cvetanka Ivanova, u ndanë mirënjohje të punësuarve në Shërbimin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të cilët i ndërmorën të gjitha përgatitjet profesionale, administrative dhe teknike për realizimin e suksesshëm të Ros-Rot seminarit të 98-të. 

Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, a në organizim të përbashkët me Asamblenë Parlamentare të NATO-s dhe me mbështetje të Qeverisë Zvicerane dhe DCAF-it, evenimenti u mbajt prej më 27 deri 29 qershor të vitit 2018, në Sallën e madhe (Kupola), në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  Tema e seminarit: "Integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor: përforcimi i Procesit paqësor evropian",  tuboi më shumë se 60 parlamentarë nga 23 vende - anëtare, anëtare asociative, mbikëqyrës dhe partnerë të AP të NATO-s, kryetarin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ministra në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, ekspertë, profesorë, organizata joqeveritare, ambasadorë dhe përfaqësues të organizatave ndërkombëtare në Republikën e Maqedonisë. Ato e shfrytëzuan mundësinë që të diskutojnë për proceset e brendshme reformuese në Republikën e Maqedonisë dhe për marrëdhëniet e vendit me fqinjët e saj, për proceset reformuese rrjedhëse në të gjithë sektorët qeveritarë, për ndërtimin e besimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore, për gjendjen e marrëdhënieve ndëretnike, rolin e dezinformimeve dhe dezinformimet në diskursin publik, si edhe krizën e migracionit dhe Rutën Ballkanike. 

Qëllimi kryesor i Ros-Rot seminareve është ta lehtësojë dialogun për çështjet e sigurisë rajonale ndërmjet ligjvënësve nga NATO-ja dhe vendet partnere të NATO-s. 

 
a

Na ndiqni në: