Udhëheqja parlamentare

E premte, 16 shtator 2016 

Takim i kryetarit Veljanoski me kryetarin e APKE-së, z. Pedro Agramunt 

Sot në kornizat e Konferencës Evropiane të Kryetarëve të Parlamenteve, që u mbajt në Strasburg, Republika e Francës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me nikoqirin e Konferencës, kryetarin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, z. Pedro Agramunt. 

Kryetari Veljanoski u shpreh i kënaqur nga takimi i sotëm në të cilin pati mundësi të bisedohet për ngjarjet aktuale në vendin tonë dhe në Evropë. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se të gjitha sfidat mund të tejkalohen me qasje të qetë dhe dialog, me qëllim të mirëqenies së të gjithë qytetarëve dhe ardhmërisë më të mirë të vendit. Në këtë rast, z. Veljanoski falënderoi për politikën parimore të Këshillit të Evropës ndaj Republikës së Maqedonisë dhe mbështetjen e vazhdueshme të cilën vendi ynë e merr nga ana e tyre. 

Kryetari Agramunt falënderoi për pjesëmarrjen e kryetarit Veljanoski në Konferencë dhe theksoi se është i rëndësishëm bashkëpunimi i Republikës së Maqedonisë me të gjitha trupat e Këshillit të Evropës. Ai u shpreh i interesuar ta vizitojë Republikën e Maqedonisë dhe të realizojë takime në të cilat nga afër do të njoftohet me gjendjet në vend. 

Kryetari Veljanoski i bëri ftesë zyrtare kryetarit Agramunt që ta vizitojë Republikën e Maqedonisë dhe të jetë mysafir në Kuvend. Të dy bashkëbiseduesit u shprehën të bindur se bashkëpunimi i deritanishëm i suksesshëm ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Evropës edhe në të ardhmen do të vazhdojë të përparojë. 

Click