Udhëheqja parlamentare

E hënë, 1 shtator 2014 

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME KRYETARIN E DHOMËS SË PËRFAQËSUESVE TË PARLAMENTIT TË KANADASË, Z. ENDRU SHIR  

Me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski sot në vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë qëndron I nderuari z. Endru Shir, kryetar i Dhomës së përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë.

Në fillim të takimit kryetari Veljanoski shprehu kënaqësi të madhe për mundësinë për të qenë nikoqir i kolegut të vet dhe falënderim për vizitën e Republikës së Maqedonisë, duke përmendur se vizitat e tilla paraqesin vërtetim për marrëdhëniet e afërta miqësore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Kanadasë, të cilat gjithsesi edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të zhvillohen. Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se bashkëpunimi parlamentar është i suksesshëm dhe shënon kontinuitet në këmbimin e delegacioneve parlamentare, përmes kontakteve dhe takimeve të drejtpërdrejta ndërmjet grupeve parlamentare për bashkëpunim të cilat janë në të dyja parlamentet, e që kontribuojnë për zhvillim plotësues të marrëdhënieve të ndërsjella.

Kryetari Veljanoski në takimin shprehu falënderim për njohjen e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë nga ana e Kanadasë në komunikim bilateral, si dhe për mbështetjen e fuqishme dhe të vazhdueshme për proceset tona eurointegruese si prioritet më i rëndësishëm politik i Republikës së Maqedonisë.

Kryetar i Dhomës së përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, z. Endru Shir në takimin shprehu falënderim për pritjen e ngrohtë në Maqedoni dhe për mundësinë për të mbajtur fjalim para deputetëve në Kuvend. Ai theksoi se Kanadaja e vlerëson shumë pjesëmarrjen e ushtarëve maqedonas në misione paqësore ndërkombëtare dhe theksoi se Kanadaja jep mbështetje permanente për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO.

Në takimin bashkëbiseduesit folën edhe për komunitetin maqedonas në Kanada që paraqet urë të veçantë në marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale, politike, ekonomike dhe kulturore ndërmjet të dyja vendeve. Komuniteti maqedonas sot është i përfaqësuar pothuajse në të gjithë rrjedhat shoqërore në jetën në Kanada, si politika, ekonomike, shkenca dhe sporti.


Kryetari Veljanoski e theksoi nevojën që kompanitë e mëdha të Kanadasë të investojnë në Republikën e Maqedonisë me çka do të zmadhohet bashkëpunimi ekonomik. Ai theksoi se Republika e Maqedonisë punon vazhdimisht në përmirësimin e kushteve për investim në vendin tonë.

Kryetari i Dhomës së përfaqësuesve të Parlamentit të Kanadasë, z. Endru Shir shprehu kënaqësi që Republika e Maqedonisë është në rrugë të mirë dhe ka ekonomi të zhvilluar edhe krahas krizës së madhe ekonomike dhe u pajtua se ka hapësirë për përmirësimin e bashkëpunimit të tillë ndërmjet të dyja vendeve. Ai theksoi se Kanadaja është e hapur për nënshkrim të marrëveshjeve tregtare për bashkëpunim dhe se me ratifikim të marrëveshjes me BE-në do të përforcohet prezenca e Kanadasë në tregjet evropiane që do të ketë efekt pozitiv edhe mbi Maqedoninë.

Në takimin gjithashtu bëhet fjalë edhe për nevojën e liberalizimit të regjimit të vizave kanadeze për Republikën e Maqedonisë, ndërsa në fazë të parë heqja e vizave për pasaporta diplomatikë dhe zyrtarë. 

Click