Pratenichki sostav
 
LEGJISLATURA E DEPUTETËVE

E hënë, 14 mars 2016

Takimi i kryetarit Veljanoski me ambasadorin e Finlandës, Sh.T. Perti Ikonen

Kryetari i Kuvendit te Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Finlandës për Republikën e Maqedonisë me seli në Beograd, SH.T. Perti Ikonen.  

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit biseduan për situatën politike aktuale në vend dhe krizën e migrimit në Evropë.

Kryetari Veljanoski theksoi se situata politike do të zgjidhet me mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ndërsa për zgjidhjen e krizës me emigrantët, nevojitet që sa më shpejtë të gjendet zgjidhje e përbashkët evropiane. Ai potencoi se Republika e Maqedonisë është e përgatitur t'i respektojë vendimet e BE-së, sepse vendi gjeografikisht i përket Evropës dhe aspiron në integrim më të shpejtë në BE.

Ambasadori Ikonen potencoi se Ambasada e Finlandës e ndjek situatën politike aktuale përmes Delegacionit të BE-së në Shkup dhe sinqerisht shpreson në zgjedhje të drejta dhe demokratike parlamentare në vend. Sa i përket krizës së emigrantëve, ai theksoi se megjithëse Finlanda gjendet në buzë të Evropës, dhe ajo është e prekur nga kriza dhe është vendi i katërtë në Evropë sipas numrit të emigrantëve të pranuar sipas numrit të banorëve në vend.

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan për intensifikim të bashkëpunimit parlamentar në më shumë nivele. 

 
a

Na ndiqni në: