Udhëheqja parlamentare

E mërkurë, 25 maj 2016 

Takimi i kryetarit Veljanoski me ambasadorin Jan Petersen  

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, sot e pranoi shefin e mbikëqyrjes së misionit të OSBE/ODIHR-së në Republikën e Maqedonisë, ambasadori Jan Petersen. 

Ambasadori Petersen theksoi se misioni i tyre dhe obligimet e tyre në lidhje me realizimin e zgjedhjeve janë në vijim e sipër, megjithëse u prolonguan zgjedhjet e parakohshme parlamentare që u caktuan për 5 qershor të këtij viti. Gjithashtu, ambasadori informoi se e përgatisin Raportin, i cili megjithëse nuk është Raport klasik, shpreson se do të jetë i dobishëm për shtetin në periudhën që vijon. Ai theksoi se ato nuk janë mbikëqyrës neutral dhe misioni i tyre fokusohet në vlerësimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve në lidhje me përmbushjen e kritereve të Kopenhagës. 

Kryetari Veljanoski theksoi se si kryetar i Kuvendit është i hapur për bashkëpunim me të gjitha institucionet e përfshirë në procesin zgjedhor dhe se nëse ka vërejtje në Raportin e Misionit do të jenë të mirëseardhur me qëllim që të korrigjohen në kohë.   

Click