Udhëheqja parlamentare

E enjte, 19 maj 2016 

Takimi i kryetarit Veljanoski me ambasadorin Johanes Hajndëll 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski sot e pranoi përfaqësuesin personal të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Federative të Gjermanisë, ambasadori Johanes Hajndëll. 

Në takimi bashkëbiseduesit këmbyen mendime për zgjidhjen sa më të shpejtë të të gjitha çështjeve që e pengojnë rrugën për daljen e vendit nga kriza politike. Bashkëbiseduesit u pajtuan se të gjitha subjektet politike duhet ta lënë anash interesin personal dhe në plan të parë ta vënë interesin e shtetit për të mirën e qytetarëve.

Gjithashtu u theksua edhe nevoja për të ndërmarrë urgjentisht hapa vendimtare për realizimin e vërejtjeve në Raportin e Pribes me qëllim që vendi të kthehet në integrimet euroatlantike. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se parlamenti është vend ku duhet të kundërshtohen qëndrimet dhe interesat e partive, vend kryesor në drejtim të përmbushjes së procesit reformues për realizimin e qëllimit primar, anëtarësimin në Bashkimin Evropian dhe NATO. 

Click