Udhëheqja parlamentare

E hënë, 15 shtator 2014 

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME NËNKRYETARIN E PARË TË QEVERISË DHE MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË REPUBLIKËS SË SERBISË, Z. IVICA DAÇIQ 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, u takua me nënkryetarin e parë të Qeverisë dhe ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Serbisë, z. Ivica Daçiq.  

Në fillim të takimit, nënkryetari Veljanoski e shprehu kënaqësinë e vet nga takimi, me ç'rast dha përshëndetje, në emrin e tij personal, si dhe në emrin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në takimin u diskutua për ngjarjet aktuale në rajon edhe në korniza botërore. Të dy bashkëbiseduesit folën edhe për ngjarjet momentale në të dyja vendet. 

Nënkryetari Veljanoski dhe ministri Daçiq shprehën dëshirë për integrim sa më të shpejtë të të dyja vendeve në BE, me ç'rast biseduan për sfidat me të cilat ballafaqohen shtetet në atë drejtim. Gjithashtu, të dy bashkëbiseduesit i potencuan marrëdhëniet e mira miqësore ndërmjet të dyja shteteve dhe mbështetjen reciproke.  Si shembuj pozitivë për miqësinë e vendeve, u potencua seanca e përbashkët e të dyja Qeverive dhe Marrëveshja për kushtet e udhëtimit për shtetasit e të dyja vendeve. 

Në takimin u diskutua edhe për bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të dyja vendeve, i cili është bashkëpunim i mirë, por gjithmonë ekziston mundësi për përmirësim. 

Takimi përfundoi me transparencë dhe gatishmëri të shprehur për bashkëpunim dhe përparim rajonal, si dhe për vazhdimin e miqësisë që ekziston ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë. 
Click