Udhëheqja parlamentare

E premte, 21 gusht 2015  

TAKIMI I KRYETARIT VELJANOSKI ME AMBASADORIN E SAPOEMËRUAR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MAQEDONI, Z.  FATOS REKA 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Trajko Veljanoski sot realizoi takim me ambasadorin e sapoemëruar të Republikës së Shqipërisë në Maqedoni, z.   Fatos Reka. Në fillim të takimit të dy bashkëbiseduesit shprehën kënaqësi të madhe nga takimi i parë dhe mundësi për të këmbyer mendime. 

Kryetari Veljanoski dhe ambasadori u pajtuan se diplomacia parlamentare është një nga elementet kryesore të diplomacisë në tërësi dhe se bashkëpunimi ndërmjet Maqedonisë dhe Shqipërisë është shembull më i mirë për atë. 
Ambasadori Reka shfaqi shpresë se qëndrimi i tij si ambasador në Maqedoni do të jetë produktiv dhe do të marrë mbështetje në zhvillimin e shumë sferave, veçanërisht në lidhje me zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik. Me rëndësi të madhe është angazhimi i ambasadorit veçanërisht për shkak të komunitetit shqiptar etnik në Maqedoni. 

Kryetari Veljanoski theksoi se Republika e Shqipërisë është shtet miqësor fqinjësor me të cilin ekziston bashkëpunim i shkëlqyeshëm në shumë sfera.  Gjithashtu sugjeroi në bashkëpunim të shkëlqyeshëm parlamentar të nivelit më të lartë. Me rëndësi të veçantë është kontributi i përbashkët në zhvillimin dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve për të cilin ekziston mundësi të arrihet edhe në nivel rajonal, potencoi kryetari Veljanoski. 

Të dy bashkëbiseduesit u pajtuan se takimet e përbashkët janë shembull pozitiv për qytetarët dhe se përmes tyre mund të vihet deri në ide të reja për zhvillim. U potencua edhe rëndësia e komunitetit etnik shqiptare në Maqedoni si dhe e komunitetit maqedonas në Shqipëri. 

Në fund shprehën dëshirë për bashkëpunim të mëtutjeshëm dhe projekte të përbashkëta të të dyja vendeve dhe u pajtuan rreth idesë se përkushtimi i vëmendjes padyshim shpie në sukses. 

Click