Udhëheqja parlamentare

E martë, 30 qershor 2015 

Takimi i Kryetarit Veljanski me ambasadorin e Republikës së Italisë për Republikën e Maqedonisë, SH.T. Ernesto Masimino Beleli 

Në fillim të takimit, bashkëbiseduesit u përqendruan në pjesëmarrjen e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, në Konferencën e kryetarëve të Parlamenteve, që u mbajt në Romë në prill të këtij viti, me ç'rast kryetari Veljanoski i përsëriti të gjitha përshtypjet nga takimet në nivel më të lartë, si dhe organizimin e mirë të Konferencës. 

Ambasadori Beleli theksoi se bashkëpunimi multilateral është veçanërisht i rëndësishëm, por se nevojitet intensifikim të diplomacisë parlamentare në nivel bilateral, përkatësisht rritje të dinamikës së takimeve dhe komunikimit ndërmjet Parlamenteve të Italisë dhe Maqedonisë në të gjitha nivelet. 

Në takimin u diskutua edhe për zgjedhjen e sekretarit të ri të përgjithshëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që do të realizohet në kuadër të hapjes së sesionit vjetor të Asamblesë Parlamentare në fillim të korrikut të këtij viti, ku do të merr pjesë edhe Delegacioni nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë. 

Ambasadori Beleli theksoi se është i informuar me gjendjen aktuale në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe se konsideron se opozita duhet të kthehet në Kuvend dhe të vazhdojë me punë me kapacitet të plotë, sepse të gjithë duhet të tregojnë ndjenë të përgjegjësisë gjatë zgjidhjes së situatës. 
  
Kryetari Veljanoski, duke u pajtuar se opozita duhet të kthehet sa më shpejtë, theksoi angazhimin e tij të deritanishëm për këtë çështje dhe nënvizoi se gjendja e tillë politike e dëmton më së shumti shtetin.  
Click