E enjte, 25 gusht 2016
Takimi i Lamtumirës i kryetarit Veljanoski me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Sh.T. Ven Xhenshung
Sot, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski realizoi takim lamtumire me ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, SH.T. Ven Xhenshun. Të dy bashkëbiseduesit shprehën falënderim dhe kënaqësi të thellë për takimin e realizuar.
Gjatë bisedës u potencua se mandati i z. Ven Xhenshun u shënua me ndërtim aktiv të marrëdhënieve miqësore ndërmjet të dyja vendeve dhe mbështetje të madhe nga Republika Popullore e Kinës ndaj Maqedonisë.
Ambasadori Ven Xhenshun shprehu ngushëllim për viktimat nga zonat e vërshuara nga moti i keq që ndodhi më 6 gush, duke potencuar se Republika Popullore e Kinës është ballafaquar me tragjedi të ngjashme. Gjithashtu theksoi se Republika Popullore e Kinës merr pjesë aktive në riparimin e dëmit material në formë të donacionit.
Bashkëbiseduesit shprehën dëshirë që bashkëpunimi i mëtutjeshëm ndërmjet Republikës Popullore të Kinës dhe Republikës së Maqedonisë të vazhdojë me trendin e njëjtë pozitiv në drejtim të investimeve, bashkëpunimit ndërkombëtar dhe parlamentar.