Udhëheqja parlamentare

E martë, 26 gusht 2014 

KRYETARI VELJANOSKI E PRANOI AMBASADORIN E JASHTËZAKONSHËM DHE FUQIPLOTË TË SAPOEMËRUAR TË SHTETIT TË IZRAELIT PËR REPUBLIKËN E MAQEDONISË ME SELI NË JERUSALEM     

Kryetari Veljanoski u takua me ambasadorin e sapoemëruar të Shtetit të Izraelit për Republikën e Maqedonisë SH.T. Dan Orjan, me ç'rast i dëshiroi mirëseardhje dhe punë të suksesshme.       

Ambasadori Orjan shprehu kënaqësi për ushtrimin e funksionit të parë si ambasador pikërisht në Republikën e Maqedonisë.            

Kryetari Veljanoski krahas përgëzimeve shprehu edhe gatishmëri për përkrahjen, njëkohësisht duke shprehur kënaqësi për vizitën e tij të suksesshme të Izraelit në vitin 2010 ku nikoqiri i tij ka qenë SH.T Reuven Rivlin ish kryetar i Knesetit izraelit dhe President aktual i shtetit.            

Kryetari Veljanoski e potencoi angazhimin për intensifikimin e kontakteve të mëtutjeshme në nivel të takimeve të kryetarëve por edhe në nivel të grupeve parlamentare për bashkëpunim dhe në nivel të deputetëve, si dhe kënaqësinë për të qenë nikoqir i përfaqësuesve të Shtetit të Izraelit. Ambasadori Orjan ra dakord dhe shprehu dëshirë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja shteteve edhe në sferat me interes të përbashkët si arsimi, burimet energjetike dhe mjedisi jetësor.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se është konstatuar potencial i madh për bashkëpunim si dhe se të dyja shtetet kanë raport të shkëlqyeshëm miqësor për të cilin ekziston dëshirë që të vazhdojë me këtë ritëm edhe më tutje. 

Click