Aktivitetet

E premte, 16 nëntor 2018, Madrid 

ARSIMI, PUNËSIMI I TË RINJVE DHE AMBIENTI DEMOKRATIK INSTRUMENT I SHOQËRIVE DEMOKRATIKE NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT

Në Konferencën për viktimat e terrorizmit në ambientin e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që mbahet më 15 dhe 16 nëntor 2018 në Madrid, në organizim të Senatit të Spanjës dhe AP të OSBE-së, merr pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje të: Vlladimir Gjorcev, shef i Delegacionit në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, Jagoda Shahpaska dhe Ejup Alimi, anëtarë të Delegacionit. 

Dita e dytë e Konferencës është përkushtuar në këmbimin e përvojave në luftën kundër terrorizmit, si dhe nevojën për rritjen e mbështetjes së viktimave nga terrorizmi në ambientin e OSBE-së. 

Përfaqësuesit e shoqatës së viktimave nga terrorizmi nga më shumë vende i ndanë përvojat personale nga sulmet terroriste, si dhe problemet me organet dhe administratën publike. Ekspertët për siguri dhe përfaqësuesit e policisë u përqendruan në sfidat me të cilat ballafaqohen në luftën kundër terrorizmit dhe mënyrat në të cilat ballafaqohen me kërcënimet terroriste. 

Pjesëmarrësit në diskutimin theksuan se të mbijetuarit nga sulmet terroriste kanë nevojë për mbështetje afatgjate me ndihmë adekuate psikologjike, gjyqësore, juridike dhe sociale, me qëllim të ballafaqimit me traumën dhe të vazhdojnë me jetët e tyre. 

Deputeti Gjorgjev në fjalimin e tij theksoi se terrorizmi paraqet kërcënim për shoqëritë e lira dhe për demokracitë, si dhe për gjithë botën. 

Gjorçev theksoi se Maqedonia iu bashkëngjit koalicionit ndërkombëtar për luftë kundër terrorizmit dhe se pjesëtarët e ARM-së marrin pjesë aktive në misionet ndërkombëtare të sigurisë. 

Gjorçev theksoi se duhet të vazhdojë bashkëpunimi ndërkombëtar për luftë kundër terrorizmit, veçanërisht në pjesën e këmbimit të informatave ndërmjet vendeve të cilat bashkërisht luftojnë kundër terrorizmit. 

Njëkohësisht, duhet të forcohet bashkëpunimi me komunitetet lokale në drejtim të parandalimit të radikalizmit të të rinjve.   Investimi në arsim, mundësia për punësim të të rinjve dhe ambienti demokratik janë instrument i fuqishëm i shoqërive demokratike në luftën kundër terrorizmit.

Gjithashtu, delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së lules dhe dhënies respekt viktimave të terrorizmit. 

Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e përbejnë 323 parlamentarë nga 57 vende të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore.  Kuvendi siguron forum për diplomaci parlamentare, mbikëqyrje të zgjedhjeve dhe përforcim të bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushjen e angazhimeve në lidhje me çështjet politike, ekonomike, të sigurisë, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor. 

Click