Aktivitetet

E hënë, 25 qershor 2018

BASHKËPUNIMI RAJONAL ËSHTË BAZË PËR PËRFORCIMIN E PAQES DHE MIRËBESIMIT NË RAJONIN E EVROPËS JUGLINDORE 

Në organizim të Qendrës RAKVIAK për siguri dhe bashkëpunim, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Qendra DKAF për kontroll demokratik të forcave të armatosura, e me mbështetje të Misionit të OSBE-së në Maqedoni, në periudhën 24-26 qershor 2018, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, mbahet Takim vjetor i përfaqësuesve të Komisioneve për mbrojtje dhe siguri të vendeve të Evropës Juglindore. 

Qëllimi i evenimentin është që të jepet një pasqyrë e gjerë e praktikave dhe mekanizmave të mira në punën e Komisioneve për mbrojtje dhe siguri, duke e orientuar diskutimin drejt procedurave parlamentare, sfidave dhe mekanizmave mbikëqyrëse në sferën e mbrojtjes dhe sigurisë. 

Në evenimentin janë të pranishëm Delegacione nga Parlamentet e vendeve nga Evropa juglindore, përfaqësues të RAKVIAK, DKAF, Misioni i BE-së në RM, Misioni i OSBE-së në RM, NATO-zyra në Shkup, Fakulteti i Sigurisë - Shkup, Akademia ushtarake "Gjeneral Mihajllo Apostollski" - Shkup, organizata joqeveritare, ministri dhe ambasada.   

Fjalim hyrës kishte kryetari i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, z. Hari Llokvenec, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Talat Xhaferi, ambasadori i RAKVIAK, z. Hajdar Berk dhe ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë, znj. Radmilla Sheqerinska. 

Z. Hari Llokvenec theksoi se Republika e Maqedonisë është përkushtuar fuqimisht në promovimin e bashkëpunimit rajonal, mirëkuptimit, dhe mirëbesimit dhe ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore, sigurisë dhe stabilitetit. Iniciativat për bashkëpunim rajonal, veçanërisht në sferën e sigurisë dhe mbrojtjes, më shumë se kur deri më tani, paraqesin bazë për përforcimin e paqes dhe mirëbesimit në Rajonin e Evropës Juglindore. 

Në fjalimin e tij, z. Talat Xhaferi e përshëndeti evenimentin dhe shprehu falënderim ndaj organizatorëve për bashkëpunim, duke theksuar se pritet që në dy periudhat e ardhshme të jepen shumë ide të reja, mendime dhe praktika të reja pozitive kur bëhet fjalë për kontroll parlamentar mbi sistemet e armatosura dhe të sigurisë, gjë që është një prej vlerave themelore të çdo shoqërie demokratike dhe shteti juridik. 

Z. Hajdar Berk theksoi se situatën momentale të sigurisë në Evropën Juglindore e karakterizojnë proceset komplekse të tranzicionit në rajonin, të ndjekura me çështje të brendshme të pazgjidhura politike, tensione të brendshme ndëretnike, vështirësi ekonomike dhe sociale, korrupsione, institucione të dobëta shtetërore, si dhe mungesë të konsensusit ndërmjet anëtarësisë në integrimet euroatlantike. Në atë drejtim, ky eveniment paraqet një mundësi të mirë për pjesëmarrësit për këmbim të mendimeve dhe ideve në lidhje me sfidat momentale të sigurisë. 

Ministrja Radmilla Sheqerinska theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë i jep prioritet të lartë stabilitetit rajonal, paqes globale dhe sigurisë.  Në atë kontekst, vendi ynë i mbështet fuqimisht dhe është përfshirë aktivisht në të gjitha iniciativat rajonale dhe qendrat rajonale në kuadër të të cilave punohet në mënyrë aktive në avancimin e bashkëpunimit rajonal në sferën e mbrojtjes.  Bashkëpunimi i ndërsjellë është instrument kryesor në arritjen e qëllimeve të përbashkëta. 

Click