Aktivitetet

E martë, 27 nëntor 2018 

BE REFORMAT DHE PËRMIRËSIMI I MARRËDHËNIEVE BILATERALE TË BALLKANIT PERËNDIMOR NË AGJENDËN NË BRUKSEL 

Në kuadër të vizitës së punës në Bruksel, Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje: Goran Milevski, Ejup Alimi, Meri Llazarova dhe Nikolla Micevski, mori pjesë në tryezën e dytë të rrumbullakët të nivelit të lartë, me ftesë të kryetarit të Parlamentit Evropian z. Antonio Tajani. 

Në diskutimin për të dyja pikat e agjendës: BE reformat dhe përmirësimi i marrëdhënieve bilaterale në vendet e Ballkanit Perëndimor, fjalime mbajtën deputetët Goran Milevski dhe Meri Llazarova. Ato informuan për rezultatet e arritura në BE reformat dhe realizimin e Marrëveshjes së Prespës. Gjithashtu u theksua nevoja që vendi të marrë datë për fillimin e negociatave në qershor vitin e ardhshëm në mbledhjen e Këshillit Evropian. 

Në tryezën e rrumbullakët mbajti fjalim nënkryetarja e Europarlamentit, Livia Jaroka; eurokomisari për zgjerim Johanes Han; kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Dejvid Mekalister; si dhe shumë eurodeputetë që janë raportues të Parlamentit Evropian për çdo vend të Ballkanit Perëndimor. 

Në fjalimet e tyre u theksuan ngjarjet më të reja në vend në lidhje me proceset eurointegruese, me theks të veçantë në realizimin e BE reformave, si dhe për çështjet bilaterale dhe politikat e fqinjësisë së mirë të Ballkanit Perëndimor. 

Click