Aktivitetet

E enjte, 22 mars 2018

BULGARIA ËSHTË MIKE DHE MBËSHTETËSE E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË 

Delegacioni nga Grupi parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Bulgarisë, të udhëhequr nga nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Frosina Tashevska-Remenski, në kuadër të vizitës zyrtare të Republikës së Bulgarisë, sot u takua me nënkryetaren e Kuvendit të Bulgarisë, znj. Cveta Karajnçeva.  Në Delegacionin janë edhe nënkryetari i Kuvendit, z.  Goran Misovski dhe anëtarët z.  Ilija Nikollovski, z.  Rexhail Ismaili dhe z.  Rexhep Memedi. 

Duke përcjellë përshëndetje të sinqerta nga Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.  Talat Xhaferi, znj. Remenski iu falënderua kryetares Karajnçeva për realizimin e kësaj vizite në një moment kryesor nga historia e marrëdhënieve ndërmjet të dyja shteteve dhe shfaqi shpresë se ftesa dërguar për vizitë në Republikën e Maqedonisë do ë mund të realizohet pas përfundimit të kryesimit bullgar me Këshillin e Bashkimit Evropian. 

Nënkryetarja Remenski u falënderua për mbështetjen e njëzëshme të Kuvendit të Republikës së Bulgarisë për Marrëveshjen për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Republikën e Maqedonisë, si akt i inkorporimit të angazhimeve deklarative në aktivitetet konkrete me interes të ndërsjellë dhe mënyrë për ndërtimin e urave të reja të miqësisë dhe bashkëpunimit në të gjitha nivelet ndërmjet të dyja shteteve,.  Qeveria aktuale dhe Kuvendi i Republikës së Maqedonisë filluan procese esencial që janë në interes të shtetit dhe stabilitetit të tij politik dhe rajonal, me qëllim që vendi të hapërojë guximshëm drejt rrugës së tij për anëtarësim të plotfuqishëm në NATO dhe BE, theksoi Remenski.  Zbatimi i Planit 3-6-9 dhe përmirësimi i marrëdhënieve me fqinjët, përfshirë edhe me Republikën e Greqisë, me qëllim gjetjen e zgjidhjes së ndërsjellë të pranueshme për kontestin me emrin për ruajtje të identitetit, me prioritetet aktuale në të cilat punohet me përkushtim, me shpresë se vendi do të merr rekomandim të pakushtëzuar për fillimin e negociatave me BE-në. Nënkryetarja Remenski kërkoi mbështetje të Republikës së Bulgarisë dhe ndarje më afërsisht të përvojave dhe praktikave të saj evropiane me Kuvendin e RM-së. 

Kryetarja Karajnçeva shprehu falënderim për ratifikimin e shpejtë të Marrëveshjes në Kuvendin e RM-së, me të cilin hapen realisht procedurat dhe sigurohen më shumë mundësi për bashkëpunim të frytshëm ndërmjet të dyja parlamenteve në periudhën që vijon.  Ajo shprehu falënderim për mirëbesimin e shprehur për mbështetjen dhe bashkëpunimin dhe me kënaqësi e ofroi përvojën, veçanërisht në punën e rregullores së Kuvendit, por edhe kërkoi bashkëpunim më të afërt të komisioneve parlamentare për çështje lidhur me eurointegrimet.  Republika e Bulgarisë dhe kryesimi aktual me Këshillin e BE-së duke e pasur në prioritetet kryesore integrimin e rajonit të Ballkanit Perëndimor në BE, fut edhe investim personal dhe vullnet për ndihmë gjatë përmbushjes së reformave të nevojshme. Në atë rrugë, Republika e Maqedonisë mund të mbështetet në Republikën e Bulgarisë si mike dhe mbështetëse e saj e sinqertë. 

Të pranishmit u pajtuan se pas ngecjes 11 vjeçare në marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Grupeve për miqësi dhe bashkëpunim, aktivitetet duhet të shënojnë intensitet dhe të dinamizohen në të ardhmen.      

Click