Aktivitetet

E enjte, 13 shtator 2018

ÇDO VENDIM MË 30 SHTATOR DO TË VLERËSOHET SIÇ ËSHTË VLERËSUAR EDHE MIQËSIA E SHBA ME REPUBLIKËN E MAQEDONISË

Koordinatorët e Grupit parlamentar dhe deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, realizuan takim me ndihmës sekretarin shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Ves Miçell, në shoqërim të të cilit ishin edhe ambasadori amerikan Xhes Bejlli dhe përfaqësuesit e Ambasadës së SHBA-së.

Deputetja Sonja Mirakovska, si kryesuese me takimin, shprehu falënderim për vizitën dhe mbështetjen në momente kryesuese për Republikën e Maqedonisë, kur duhet të vendoset për çështje me theks emocional.

I autorizuari amerikan-sekretari shtetëror Miçell shprehu interes për referendumin, qëndrimet e partive politike, qytetarëve dhe veçanërisht të rinjve në lidhje me këtë çështje.  Njëkohësisht, ai e shprehu vetëdijen për peshën dhe sensitivitetin e Marrëveshjes së Prespës, e cila si edhe të gjithë marrëveshjet, nuk mund të jetë e përsosur.

Deputetët kishin mundësi t'i shprehin qëndrimet e tyre personale dhe qëndrimet e njohura të partive politike dhe koalicionet të cilëve u përkasin, në lidhje me çështjen e referendumit, njëkohësisht duke e potencuar sigurinë për anëtarësim në BE dhe NATO edhe krahas mendimeve të ndryshme.

Ndihmës sekretari shtetëror Miçell e përfundoi takimin me fjalët se çdo vendim më 30 shtator do të vlerësohet siç është vlerësuar edhe miqësia e SHBA-së me Republikën e Maqedonisë.  

Click