Aktivitetet

E premte, 17 maj 2019 

DANIMARKA I VLERËSON PËRPJEKJET, PROGRESIN DHE REFORMAT E SHTETIT PËR NË BE DHE NATO 

Grupi parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim me Parlamentin e Mbretërisë së Danimarkës do të realizojë takim me delegacionin nga Parlamenti i Danimarkës, të udhëhequr nga Sekretari ndërkombëtar Kenet Finsen. 

Nga Maqedonia ishin të pranishëm anëtarët: Ivana Tufegxhiq, Agim Shaqiri, Kërsto Jovanovski, Teuta Bilalli, Dimitar Stevananxhija dhe eri Llazarova. 

Kryesuesja e Grupit për bashkëpunim, Ivana Tufegxhiq, shprehu kënaqësi nga takimi në një periudhë të rëndësishme për vendin në pritje të datës për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe hapjen e kapitujve për vendin tonë. 

Në lidhje me bashkëpunimin bilateral me Mbretërinë e Danimarkës, ajo theksoi se kultivojmë marrëdhënie të shkëlqyeshme dhe bëri thirrje për thellim të bashkëpunimit, por edhe në sfera tjera siç janë ekonomia, politikat e të rinjve dhe mjedisi jetësor. 

Sekretari ndërkombëtar Finsen, duke i ndjekur ngjarjet në vend, theksoi se i vlerëson përpjekjet, progresin dhe reformat të cilat shteti i ka bërë për të lëvizur drejt BE-së dhe NATO-s. 

Njëkohësisht, përfaqësuesit danezë shprehën interes për zhvillimin e procesit për aderim në NATO, i cili do të fillojë me ratifikim në disa vende anëtare të Aleancës, që pritet të finalizohet deri në fund të vitit.  

Gjithashtu, bashkëbiseduesit këmbyen mendime edhe për pritjet e banorëve në mjediset më të largëta dhe rurale nga aderimi në BE, çfarë janë dhe a ka kërkesë për investime të huaja në shtetin në aspekt të sfidave dhe mundësive me të cilat ballafaqohen.  

Përfaqësuesit e pushtetit dhe opozitës janë me qëndrime të kundërta në lidhje me realizimin e reformave në jurisprudencën, investimet ekonomike – qëndrimi i opozitës është se nuk ka investime të huaja, ndërsa përfaqësuesit e pushtetit konsiderojnë se janë përmirësuar kushtet për investim në zonat e lira ekonomike, përmes përmirësimit të infrastrukturës hekurudhore dhe Korridorit 8.  

Për çështjen nëse ka grupe që janë në mëdyshje ose janë kundër anëtarësimit në BE dhe NATO, në Kuvendin e Maqedonisë dhe jashtë tij, u theksua se edhe te pushteti edhe opozita dominon konsensus nacional në Parlamentin, por ka parti të vogla politike jashtëparlamentare oponentë të anëtarësimit në BE dhe NATO. 

Të pranishmit u pajtuan se reformat janë me kërkesë të qytetarëve të vendit tonë, pa marrë parasysh perspektivën euroatlantike. 

Click