Aktivitetet

E martë, 22 maj 2018 

DEBAT MBIKËQYRËS I KOMISIONIT PËR KULTURË PËR MENAXHIM ME RAJONIN E OHRIT 

Komisioni për Kulturë i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot mbajti debat mbikëqyrës me temë "Ligji për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit dhe rregullativa e ngjashme në kontekst të Konventës së UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore". 

Kryetarja e Komisionit, znj. Irena Stefoska, në arsyetimin hyrës theksoi se qëllimi i këtij debati mbikëqyrës është që të merren informata dhe mendime profesionale në lidhje me zbatimin e politikës, zbatimin e ligjeve dhe realizimin e aktiviteteve tjera lidhur me menaxhimin me Rajonin e Ohrit. Stefoska përkujtoi se Rajoni i Ohrit është një prej 35 trashëgimive botërore të mbrojtura nga ana e UNESKO-s edhe si trashëgimi natyrore edhe si kulturore. Debati mbikëqyrës, i pari në këtë përbërje parlamentare, është iniciuar nga shumica parlamentare, por vendimin për realizimin e tij është miratuar njëzëri nga ana e të gjithë anëtarëve të Komisionit për Kulturë. 

Debati mbikëqyrës do të mbahet në tre sesione, me ç'rast pritet nga dëshmitarët që të merren përgjigje, informata dhe mendime profesionale në lidhje me zbatimin e politikave publike në menaxhimin me Rajonin e Ohrit, e në kontekst të UNESKO-s për mbrojtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore dhe transponimit të plotë në legjislacionin e Maqedonisë. 

Në debatin publik me dëshmi të tyre morën pjesë: z. Robert Allagjozovski, ministër i Kulturës; z.  Sadulla Duraku, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor; z.  Goran Sugarevski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve; z. Jovan Stojanoski, kryetar i komunës së Ohrit; z.  Ramis Merko, kryetar i komunës së Strugës; z.  Zijadin Sela, ish-kryetar i Komunës së Strugës; prof. dr. Donka Barxhieva, eksperte në trashëgiminë e mbrojtur kulturore dhe anëtare e Komisionit për Menaxhim me Rajonin e Ohrit dhe Aleksandra Bujaroska nga OJQ-ja Front 21/42. 

Komisioni për Kulturë do t'i shqyrtojë informatat, mendimet dhe dokumentet e marrë dhe në bazë të tyre do të sjellë konkluzione, për të cilat pritet të veprojnë institucionet kompetente. 

Click