Aktivitetet

E premte, 4 maj 2018 

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE 

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të 12-të, mbajti Debat publik për Propozim-ligjin për energjetikë. 

Fjalim hyrës për Propozim-ligjin për energjetikë kishin: z. Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë; z. Koço Angjushev, zëvendëskryetar i Qeverisë, i ngarkuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resorët ekonomikë; z. Janez Kopaç, drejtor i Sekretariatit të Komunitetit Energjetik; si dhe konsultuesit që kanë marrë pjesë në përpunimin e Propozim-ligjit për energjetikë: z.  Sllave Ivanovski, z.  Atanasko Tuneski, z.  Aleksandar Dedinec dhe z.  Darko Janevski. 

Fjalim të tyre në debatin publik kishin edhe: z. Konstatin Dimitrov, prof. dr. në pension; z. Dimitar Koçovski, drejtor i Ballkan energji grup; z. Dragan Minovski, kryetar i Këshillit Drejtues i SHA ELEM-it; z. Marjan Nenov nga shoqata e qytetarëve "NO pasaran"; znj. Liljana Popovska, deputete në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë; z.  Sasho Gençev, drejtor i firmës Ingmark SHPKNJP Shkup; z. Goran Ançeski, drejtor i firmës Arese sollushëns; z. Risto Janevski, drejtor për planifikim dhe zhvillim në SHA OKTA Shkup; prof. dr. Dimitar Dimitrov, profesor në fakultetin për elektroteknikë dhe teknologji informatike dhe znj. Nevena Smillevska, koordinator programor nga organizata joqeveritare Eko-svest. 

Gjithashtu u theksuan mendime, rekomandime, vërejtje për Propozim-ligjin për ligjin për energjetikë, si dhe u parashtruan shumë pyetje ndaj përfaqësuesve nga Ministria e Ekonomisë dhe z. Koço Angjushev, zëvendëskryetar i Qeverisë, i ngarkuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resorët ekonomikë.

Click