Aktivitetet

E martë, 3 korrik 2018

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET 

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti debat publik për Propozim-ligjin për falje të kamatave për pagesë të borxheve që dalin nga shërbime nga kryerës të veprimtarive komunale, telefonisë, operatorëve mobil dhe kabllovik, mirëmbajtja e hapësirave të përbashkëta, ujitja dhe drenazhimi i tokës bujqësore. 

Fjalim hyrës për Propozim-ligjin kishin z. Panço Minov, zëvendëskryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe znj. Sonja Mirakovska, kryetare e Komisionit Juridik-Ligjvënës. 

Fjalim në debatin publik kishin edhe Marjan Ristevski, kryetar i Konfederatës së Organizatave sindikale të Republikës së Maqedonisë; Ana Gligorova, anëtare e Bordit drejtues të shoqatës së qytetarëve "Njeriu mbi profitin"; Sllavko Llazovski, kryetar i shoqatës së qytetarëve "Njeriu mbi profitin"; Marjan Nenov, nga OJQ-ja No Pasaran; Cena Mitrevska nga shoqata e qytetarëve; Stop për përmbaruesit"; Zoran Josiforvski, kryetar i Gjykatës themelore Kavadar; Kristina Ampeva, kryetare e OJQ-së "Punëtor i zëshëm i tekstilit"; Ana Atanasova, udhëheqëse e Njësisë juridike në EVN; Samka Ibraimoski, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Bllagoja Despotoski, deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.  

Gjithashtu, të pranishmit dhanë mendime, rekomandime, vërejtje të ndryshme për Propozim-Ligjin, si dhe u parashtruan shumë pyetje propozuesve të ligjit. 

Click