Aktivitetet

E martë, 5 shkurt 2019 

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË FEMRAVE DHE MESHKUJVE 

Komiteti për Mundësi të Barabarta për Femrat dhe Meshkujt në Mbledhjen e nëntë mbajti Debat publik me temë: Raporti vjetor për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore për vitin 2017. Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit në debatin publik u ftuan të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, koordinatoret për mundësi të barabarta të ministrive të Republikës së Maqedonisë, Avokati i Popullit, Komisioni për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Agjencia për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, kryetarët e komunave, komisionet lokale për mundësi të barabarta, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, ekspertë, Instituti për studime gjinore, Un Women, NDI, IRI, përfaqësues të sektorit të OJQ-ve të kësaj fushe, si dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian.          

Mbledhjen me fjalim hyrës e hapi kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve, Daniela Rangelova, pas së cilës mori fjalë Gjulten Mustafova, udhëheqëse sektori për mundësi të barabarta të femrave dhe meshkujve në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Vesna Ivanoviç-Kastared, udhëheqëse e zyrës së Trupit të KB-së për barazi gjinore dhe forcimin e femrave - UN Women. Fjalime lidhur me temën mbajtën edhe: Sanja Sazdovska, zëvendëskoordinatore për mundësi të barabarta në Ministrinë e Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë; Vladanka Shindeva - koordinatore për mundësi të barabarta në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Razmena Çekiç-Duroviç, udhëheqëse e Sektorit për menaxhim me resurse njerëzore në Ministrinë e Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë. Në diskutimin u inkuadruan deputetet Gjulumser Kasapi, Maja Moraçanin, Ljiljana Popovska, Nikica Korubin, Snezhana Kalevska-Vançeva, Zhaklina Peshevska dhe Jagoda Shahpaska, pastaj Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë për shërbime mediatike audio dhe audiovizuale, si dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar dhe komisioneve lokale për mundësi të barabarta dhe atë: Maria Savovska nga Aksioni Zdruzhenska, Drita Useini nga Komuna e Qendrës, Lidia Aksentieva nga Komuna e Probishtipit, Gjuna Markova nga Komuna e Vallandovës, Violeta Cvetkovska nga Komuna e Karposhit, Sonja Haxhi Nikollov nga Aksioni Zdruzhenska, Sllavica Dimova nga Komuna e Sveti Nikolës, Gabriela Ilievska nga Komuna e Manastirit dhe Nade Pesheva nga Ministria e Kulturës. Pas diskutimit, u miratuan konkluzionet e mëposhtme:

  1. Qeveria e RM-së, Raportin vjetor për zbatimin e Strategjisë për barazi gjinore 2013-2020 t'ia paraqesë Kuvendit të RM-së më së voni deri më 15 maj të vitit rrjedhës; 
  2. Të futen dispozitat e rregullores për organizimin e detyrueshëm të diskutimit mbikëqyrës tematik vjetor mbi progresin në realizimin e rezultateve të nga realizimi i të gjitha planeve strategjike të cilat Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në pajtim me ligjin i miraton me detyrim për të monitoruar zbatimin e tyre;
  3. Futja e dispozitave të rregullores me të cilat vendoset dhe rregullohet regjistrimi dhe akreditimi i palëve të prekur me kritere të përcaktuara në mënyrë të qartë për pjesëmarrjen e organizatave nga fusha e barazisë gjinore në mbledhjet e trupave punues, përfshirë edhe mbështetjen e ekspertëve të organeve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për çështje me interes; 
  4. Komisioni për Mundësi të Barabarta për Femrat dhe Meshkujt të vendosë një mekanizëm për shqyrtimin e raporteve në hije nga organizatat civile;
  5. Të unifikohet formati i Raportit Vjetor dhe mostra t'u dorëzohet të gjitha ministrive dhe vetëqeverisjeve lokale dhe detyrimisht në to të ketë të dhëna statistikore dhe të përmbajë analizë krahasuese me vitin paraprak;
  6. Të rishqyrtohen kriteret për subvencionimin e femrave sipërmarrëse sepse ato janë shumë strikte;
  7. Të rritet angazhimi për kuotën 50% për femrat në listat për zgjedhjet parlamentare dhe lokale dhe të futet kuotë për femrat kryetare të komunave dhe për pjesëmarrje në pushtetin ekzekutiv, si dhe për vetëqeverisjen lokale;
  8. Të futet edukimi gjithëpërfshirës seksual si i detyrueshëm për moshën parashkollore dhe shkollore;
  9. Komisioni t'i obligojë të gjithë kryetarët e komunave dhe ministrat që të hapin një vend të re, të veçantë pune në sistematizimin e një koordinatori i cili do të merret me çështjen e mundësive të barabarta. 
Click