Aktivitetet

E premte, 4 maj 2018 

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT PËR MUNDËSI TË BARABARTA TË FEMRAVE DHE MESHKUJVE 

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në Mbledhjen e djeshme të pestë, mbajti Debat publik për Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë nga ana e Komisionit Evropian për vitin 2018, me vështrim të veçantë në pjesën për barazi gjinore.  

Në mbledhje, përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, u ftuan edhe të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për çështje evropiane, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ministri i Punës dhe Politikës Sociale, ministri i Shëndetësisë, ministri i Ekonomisë, ministri i Arsimit dhe Shkencës, kryetari i Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, avokati i popullit të Republikës së Maqedonisë, Instituti për studime gjinore, Un Women, UNDP, NDI, IRI, përfaqësues të OJQ-së nga kjo sferë, si dhe përfaqësues i Komisionit Evropian. 

Debatin publik e hapi znj. Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve. 

Në debatin diskutuan sekretari shtetëror i Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska; sekretar shtetëror i Ministrisë së Shëndetësisë, Vlladimir Milloshev; deputetët Gjulumser Kasapi, Liljana Kuzmanovska, Jagoda Shahpaska, Nikica Korubin, Maja Moraçanin, Zhaklina Llazarevska dhe Vesna Damçevska-Ilievska, si dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare: Sneshka Iliq nga Reaktor, Irena Cvetkoviq nga Koalicioni "Margini", Savka Todorovska nga KNBGJ. 

Pas diskutimit u miratuan konkluzionet në vijim: 

1. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve e përshëndet Raportin e Komisionit Evropian dhe rekomandimet pozitive për hyrje në Bashkimin Evropian për Republikën e Maqedonisë, por edhe ndërmori obligim t'i kushtojë vëmendje tejkalimit të lëshimeve të caktuara të shënuara në Raport. 

2. KMB shpreh kënaqësi për shkak se në Raportin është shënuar progres i caktuar në barazinë ndërmjet femrave dhe meshkujve, veçanërisht përmes ratifikimit të Konventës së Stambollit të Këshillit të Evropës, si dhe ligjeve ekzistuese për barazi gjinore, të cilat, siç është shënuar, janë të harmonizuara në masë të konsiderueshme me aquisin e Bashkimit Evropian, por sfidë më e madhe mbetet zbatimi i tyre; 

3. Të sigurohen mjete buxhetore adekuate për zbatimin e Strategjisë nacionale për barazi dhe mosdiskriminim 2016-2020; 

4. Të avancohen kapacitetet e institucioneve relevante të ngarkuara në zbatimin efikas të Ligjit për marrëdhënie pune, të cilat janë të pamjaftueshme, veçanërisht masat për avancimin e barazisë gjinore në tregun e punës; 

5. Të përmirësohet mbrojtja shëndetësore e femrave dhe të sigurohen gjinekologë amë në të gjitha komunat; 

6. Përmirësimi dhe avancimi i Ligjit për ndërprerje të shtatzënisë për shënim të dobësive dhe pengim të aborteve joligjore; 

7. Të zmadhohen përpjekjet dhe të gjendet mekanizëm më efikas për zgjidhje të dhunës vendore dhe gjinore në të gjitha segmentet e jetesës shoqërore, veçanërisht në pjesën e arsimit, me segment të veçantë në Strategjinë gjithëpërfshirëse për arsim 2018-2025, të futet mosnjohja dhe ballafaqimi i dhunës gjinore dhe shqetësimi seksual në procesin arsimor; 

8. Të shqyrtohet edhe mundësia për futje të sendeve të veçanta në shkollën, veçanërisht nga sfera e politikës gjinore; 

9. Të sigurohet mekanizëm për zbatim të plotë të Strategjisë për përfshirje të Romëve 2014-2020 dhe plan veprime përkatëse për arsim, punësim, shëndet, banim, veçanërisht për femrat rome, si dhe masa për sipërmarrësinë sociale; 

10. Të përgatiten plan veprime nacionale për implementimin e Konventës së Stambollit; 

11. Të rritet roli mbikëqyrës i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë; 

12. Të bëhen ndryshime ligjore me futje të kuotave për femra kryetare të komunave, për femra në pushtetin ekzekutiv, të futen kuota 50:50 për pjesëmarrje të femrave në listat për zgjedhjet parlamentare dhe lokale dhe të respektohet neni i Ligjit për mundësi të barabarta i cili sugjeron në përfaqësim të barabartë të femrave dhe meshkujve në të gjitha këshillat drejtuese, bile edhe në ato trupat që e përfaqësojnë Republikën e Maqedonisë në vend dhe jashtë vendit; 

13. Raporti nga kjo mbledhje t'u dërgohet të gjitha ministrive resore, konkluzionet të shqyrtohen dhe të veprohet për të njëjtat. 

Click