Aktivitetet

E martë, 17 shtator 2019

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji dje mbajti Debat publik me temë: Draft-plani hapësinor i Parkut nacional Pelister 2016-2030.

Fjalim para deputetëve dhe mysafirëve të pranishëm mbajtën propozuesit e Draft-planit hapësinor – udhëheqësi i sektorit në Ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nebi Rexhepi dhe Dushica Tërpçevska nga Agjencia e planifikimit të hapësirës.

Në diskutimin publik diskutuan dhe dhanë mendime, propozime dhe vërejtje deputetët Liljana Popovska, Liljana Zaturoska dhe Kostadin Acevski.

Në diskutimin morën pjesë një pjesë e mysafirëve të ftuar:  Mite Ristov nga Gjeosfera-Manastir, Hristina Oxhaklievska nga Agjencia e planifikimit të hapësirës, Pece Cvetanovski nga Parku nacional Pelister, Biljana Stevanovska nga Organizata ORT dhe Despina Kitanova nga MED, si dhe Nebi Rexhepi dhe Dushica Tërpçevska.

Pasi përfundoi diskutimi i të paraqiturve, kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Liljana Zaturoska, e mbylli Debatin publik për Draft-planin hapësinor të Parkut nacional Pelister 2016-2030 pa konkluzione. 

Click