Aktivitetet

E hënë, 8 maj 2018 

DEBAT PUBLIK I KOMISIONIT TË PËRHERSHËM ANKETUES PËR MBROJTJEN E LIRIVE DHE TË DREJTAVE TË QYTETARIT 

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e sotme të katërt, mbajti debat publik për Raportin për progresin e Republikës së Maqedonisë nga ana e Komisionit Evropian për vitin 2018, me vështrim të veçantë në pjesën e të drejtave të njeriut. 

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në mbledhjen u ftuan të gjithë deputetët për çështje evropiane, zëvendëskryetari i Qeverisë i ngarkuar për zbatim të Marrëveshjes kornizë dhe sistem politik, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Drejtësisë, ministri i Punës dhe Politikës sociale, ministri pa portofol në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë i ngarkuar për implementimin e Strategjisë për përmirësimin e gjendjes së romëve në Republikën e Maqedonisë, ministri i Punëve të Jashtme, ministri i Arsimit dhe Shkencës, ministri i Shëndetësisë, kryetari i Gjykatës Kushtetuese, kryetari i Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, avokati i popullit, përfaqësuesit e Byrosë për përfaqësim para Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut, Prokuroria publike, Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale, Agjencia për shërbime audio dhe audiovizuale mediatike, Këshilli për etikë mediatike, Shoqata e gazetarëve, Komisioni për marrëdhënie me komunitetet fetare dhe grupet religjioze, Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve, sindikatat, UNDP, OSBE, NDI, IRI, përfaqësuesit e sektorit të OJQ-së nga kjo sferë si dhe përfaqësuesi i Komisionit Evropian. 

Debatin publik me fjalim adekuat e hapi z. Fadil Zendeli, kryetar i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit. 

Në debatin diskutuan deputetët: Maja Moraçanin, Nikica Korubin, Ferid Muhiq, Mirsada Emini-Asani, Suria Rashidi, Zeqir Ramçilloviq dhe Panço Minov, si dhe përfaqësuesit e organizatave joqeveritare: Biljana Ginova nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut, Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të Drejtat e Njeriut, Sillva Peshiq nga Zyra e KB-së, Zoran Drangovski nga Shoqata maqedonase e të rinjve juristë dhe Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. 

Konkluzionet e propozuara nga debati publik do të miratohen në mbledhjen e ardhshme të Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit. 

Click