Aktivitetet

E premte, 15 dhjetor 2017

DEBAT PUBLIK ME TEMË: ÇËSHTJA E KUFIZIMIT TË SË DREJTËS SË LËVIZJES SË LIRË DHE ÇËSHTJA E DISKRIMINIMIT NË VENDKALIMET KUFITARE NDAJ QYTETARËVE TË KOMUNITETIT ROMË 

Komisioni i Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë e mbajti Mbledhjen e dytë me rendin e ditës në vijim: Debat publik me temë: Çështja e kufizimit të së drejtës së lëvizjes së lirë dhe çështja e diskriminimit në vendkalimet kufitare ndaj qytetarëve të komunitetit romë. 

Krahas anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit, në mbledhjen ishin të ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Punës dhe Politikës së Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Maqedonisë, Avokatit të Popullit, Komisionit për Mbrojtje të Diskriminimit, Akademisë së Gjykatësve dhe Prokurorëve Publikë, përfaqësuesve të pushtetit gjyqësorë, Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut të RM-së, Shoqatës maqedonase të juristëve të rinj, KHAM Dellçevë, UNDP, OSBE, NDI, Komisioni Evropian, si dhe përfaqësuesit e Sektorit joqeveritar nga kjo sferë. 

Debatin publik me fjalim hyrës e hapën: Fadil Zendeli, kryetar i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Qytetarit dhe Vaska Bajramovska-Mustafa, zëvendëse e avokatit të popullit. 
Fjalime lidhur me temën mbajtën: Zekir Abdullov nga KHAM Delçevë, Aleksandra Cvetanovska nga Shoqata maqedonase e juristëve të rinj dhe Urania Pirovska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. 

Në debatin diskutuan deputetët: Ferid Muhiq dhe Mirsada Emini-Asani, si dhe përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave joqeveritare:  Senada Sali nga Qendra evropiane për të drejtat e romëve, Xhelal Hoxhiq nga Agjencia për realizimin e të drejtave të komuniteteve, Aksel Ahmedovski nga KHAM Dellçevë, Xhenifer Xheladin nga Instituti për të drejtat e njeriut dhe Neda Çallovska Dimovska nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut. 

Pas diskutimit u miratuan konkluzionet në vijim: 

1. Ndërprerja dhe dënimi i praktikës së diskriminimit sistemor në bazë të përkatësisë etnike dhe profilimit racor të romëve në vendkalimet kufitare, pa dallim të paragjykimeve dhe stereotipave personale të personave të autorizuar zyrtarë. Profilimi racor nënkuptohet në pajtim me Rekomandimin e përgjithshëm nr. 11 të Komisionit evropian kundër racizmit dhe jotolerancës së Këshillit të Evropës dhe do të thotë "shfrytëzim nga ana e policisë në baza siç është raca, ngjyra e lëkurës, religjioni, nacionaliteti ose origjina nacionale ose etnike gjatë kontrollit, mbikëqyrjes ose aktiviteteve hulumtuese, pa arsyetim objektiv dhe racional"; 

2. Harmonizimi i politikave nacionale që kanë të bëjnë me kontrollet kufitare dhe migracionet me standardet ndërkombëtare, e veçanërisht praktikën e veçantë gjyqësore të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut; 

3. Mbindërtimi i normativës me qëllim rregullimin dhe definimin e bazave kur mund të pengohet dalja nga shteti dhe procedurës adekuate për miratimin e vendimit të arsyetuar në formë me shkrim në rast kur nuk do të lejohet dalje nga shteti, në pajtim me nenin 27 paragrafi 3 i Kushtetutës së RM-së. Me masë të tillë do të sigurohet siguria juridike për qytetarët, parashikueshmëri në zbatimin e ligjeve dhe garantimi i të drejtës së dëshirës kundër vendimit të tillë; 

4. Sigurimi i harmonizimit të rregulloreve me shkrim, protokolleve dhe udhëzimeve që e rregullojnë punën e pjesëtarëve të MPB-së dhe vlerësimi i rrezikut me standarde ndërkombëtare që e ndalojnë profilimin racor gjatë kryerjes së detyrave policore; 

5. Sigurimi i hetimit efikas në raste të diskriminimit të supozuar racor dhe veprimit të motivuar racor kundërligjor të policisë nga ana e Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale pranë Ministrisë së Punëve të Brendshme si dhe nga ana e prokurorisë publike; 

6. Krijimi i parakushteve ligjore për realizimin e qasjes efikase në drejtësinë për viktimat e diskriminimit përmes marrjes së ndihmës juridike falas dhe sistemeve për mbështetje, nga ana e shtetit; 

7. Kuvendi përmes komisioneve kompetente dhe shërbimit profesional të përfshihet në mënyrë aktive në shqyrtimin e çështjeve të diskriminimit të romëve në vendkalimet kufitare me organizim të debatit mbikëqyrës, formim të Komisionit anketues shqyrtim të çështjes para Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Komuniteteve; 

8. Të ndryshohet Ligji për policinë në drejtim të sigurimit të mbajtjes së detyrueshme të identifikimit me emër dhe mbiemër të çdo personi të autorizuar zyrtar; 

9. Sigurimi i kushteve ligjore me të cilat e drejta e azilit nuk do të kufizohet në mënyrë arbitrare nga ana e shtetit dhe të paragjykohet nga ana e 3 personave të autorizuar zyrtarë nëse dikush do të ketë status të azilkërkuesit ose jo; 

10. Nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme përmes Sektorit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale të ndërmerren aktivitete për forcimin e kapaciteteve dhe kompetencës së personave zyrtarë për kontroll kufitar për principin e mosdikriminimit dhe profilimit racor përmes përmbajtjeve edukative dhe punëtorive të sistematizuara në Plan-veprimin; 

11. Ministria e Punëve të Brendshme të realizojë hulumtim për profilimin racor dhe të monitorohen aktivitetet policore me qëllim identifikimin e praktikave të profilimit racor, përfshirë përmes mbledhjes së të dhënave të ndarë në baza diskriminuese për aktivitetet policore relevante; 

12. Ndryshimi i diskursit publik të krijuar nga më shumë media nacionale i cili krijon imazh të shtrembëruar për romët si rrezik potencial për heqjen e regjimit pa viza në shtet.  Në atë drejtim, Ministria e Punëve të Brendshme të nisë procedurën për përpunimin dhe shpërndarjen e materialeve informative për të drejtat dhe obligimet e personave që i kalojnë vendkalimet kufitare, dokumenteve të nevojshme për dalje, si dhe mekanizmat për mbrojtje gjatë shkeljes së të drejtave nga ana e personave të autorizuar zyrtarë në vendkalimet kufitare; 

13. Përfundimisht, rekomandohet që të gjithë organet dhe institucionet kompetente dhe të gjitha subjektet tjera që mund të kontribuojnë në tejkalimin e gjendjes me profilimin racor të romëve në vendkalimet kufitare në shtetin të tregojnë iniciativë, përkushtim dhe bashkëpunim në drejtim të realizimit të këtyre rekomandimeve; 

14. Të rritet njohja e gjykatësve në RM për sistemin juridik të BE-së, llojet e ndryshme të rregullave të BE-së, veprimin juridik të këtyre rregullave në RM dhe zbatueshmërinë e tyre në procesin e aderimit të RM-së në BE. 


Click