Aktivitetet

E premte, 2 shkurt 2018 

DEBAT PUBLIK ME TEMË:  EFEKTET NGA ZBATIMI I LIGJIT PËR LËNDË TË PARA MINERALE MBI MJEDISIN JETËSOR DHE EKONOMINË

Komisioni për Çështje Ekonomike mbajti Debat publik me temë: Efektet nga zbatimi i Ligjit për lëndë të para minerale mbi mjedisin jetësor dhe ekonominë, në kuadër të mbledhjes së katërtë të mbajtur më 1 shkurt 2018 me fillim në ora 12:00, në sallën "Boris Trajkovski", në ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Debatin publik e hapi dhe me të kryesoi kryetari i Komisionit për Çështje Ekonomike, z. Goran Milevski. Në mbledhjen e komisionit ishin të pranishëm anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit për Çështje Ekonomike, deputetët, përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, kryetarët e komunave, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore, profesorët universitarë, ekspertët, përfaqësuesit e sektorit të xehetarisë, sindikatat dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar në Republikën e Maqedonisë. 

Në diskutimin u dhanë qëndrime, mendime dhe propozime të ndryshme në lidhje me zbatimin e deritanishëm të Ligjit për lëndë të para minerale, si dhe në lidhje me efektet e miratimit të Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lëndë të para minerale, të propozuar nga grupi i deputetëve, me procedurë të shkurtuar, mbi mjedisin jetësor dhe ekonominë.   

Komisioni për Çështje Ekonomike përpiloi Raport në të cilin janë përfshirë mendimet, qëndrimet dhe propozimet që u dhanë në debatin publik dhe të njëjtin ia paraqiti Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Click