Aktivitetet

E enjte, 16 nëntor 2017

Debat publik me temë: Gjuha e urrejtjes në medie e orientuar ndaj femrave

Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë sot e mbajti Mbledhjen e Katërt me këtë rend dite: Debati publik me temë: Gjuha e urrejtjes në medie e orientuar ndaj femrave. 

Krahas anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Komisionit në mbledhje ishin ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, përfaqësuesit e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Shoqatës së Gazetarëve të Maqedonisë, Institutit të Maqedonisë për Medie, përfaqësuesit e medieve, Institutit të Studimeve Gjinore, Lobit të Gruas Maqedonase, Un Women, UNDP-ja, NDI-ja, IRI, Komisionit Evropian, si dhe përfaqësuesit e sektorit joqeveritar nga kjo sferë.

Debatin publik me fjalim e hapën: Daniella Rangellova, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe Ivana Tufegxhiq, zëvendësanëtare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve. Fjalim përshëndetës në debatin publik kishte edhe Gjylymsere Kasapi, koordinatore e Klubit të Deputeteve.

Në lidhje me temën fjalim kishin: Zoran Trajçevski, drejtor i Agjencisë së Shërbimeve Mediatike Audio dhe Audiovizuele, Nena Nenovska Georgievska, anëtare e Komisionit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Merdita Saliu, udhëheqëse e Sektorit për Mundësi të Barabarta në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale dhe Marija Tegovska, këshilltare në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës.

Në debat diskutuan deputetet Nolla Ismajlloska Starova, Maja Moraçanin, Nikica Korubin, Mirsada Emini Asani, Jagoda Shahpaska, si dhe përfaqësueset e organizatave joqeveritare: Ana Angellovska nga NDI-ja, Irena Cvetkoviq nga Koalicioni „Të drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara“, Savka Todorovska nga KNBGJ-ja dhe Ivana Dragshiq, aktiviste qytetare.

Pas diskutimit u miratuan konkluzionet si vijon:

  1. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve i gjykon të gjitha format e gjuhës së urrejtjes që është prezent në mediet audiovizuele, të shtypit dhe elektronike të orientuara ndaj femrave; 
  2. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve inicion ndryshimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele në pjesën që e rregullon këtë problematikë; 
  3. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve inicion ndryshimin e Ligjit për parandalimin dhe mbrojtjen nga diskriminimi në pjesën që e rregullon këtë problematikë;
  4. Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve nxit përforcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve kompetente dhe sektorit civil në parandalimin e fushatave të cilat e përmbajnë gjuhën e urrejtjes, përmes mbajtjes së diskutimeve publike. 
Click