Aktivitetet

E hënë, 16 korrik 2018

DEBAT PUBLIK ME TEMË "PLAN VEPRIMI PËR ZBATIMIN E KONVENTËS PËR PARANDALIM DHE LUFTË KUNDËR DHUNËS NDAJ FEMRAVE DHE DHUNËS FAMILJARE TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË

Klubi i deputeteve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale sot organizoi debat publik me temë: "Plan veprimi për zbatimin e Konventës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj grave femrave dhe dhunës familjare të Republikës së Maqedonisë 2018", në të cilin u ftuan edhe përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe ndërkombëtare dhe Komisionit Evropian.
Fjalim përshëndetës mbajti koordinatorja e Klubit të deputeteve, Gjylmser Kasapi e cila theksoi se Kuvendi para do kohe e ratifikoi Konventën e Këshillit të Evropës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj femrave dhe dhunës shtëpiake ose Konventën e Stambollit, ndërsa evenimenti i sotëm i është kushtuar shqyrtimit të Plan veprimit për implementimin e dispozitave nga Konventa dhe zbatimit të tij.
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska dhe sekretari shtetëror, Jovana Trençevska e prezantuan propozim-Plan veprimin për zbatimin e Konventës për parandalimin dhe luftën kundër dhunës ndaj femrave dhe dhunës familjare të Republikës së Maqedonisë 2018.
Carovska theksoi se kjo nuk është vetëm çështje femërore por edhe çështje nacionale të cilës duhet t'i themi "jo", Konventa e Stambollit është hapi i parë se ne si shoqëri jemi të pozicionuar drejt shteteve që i kanë thënë jo dhunës familjare.
Në prezantimin, Trençevska theksoi se Plan veprimi nacional ka tre qëllime kryesore:
  1. Harmonizimi i kornizës ligjore me dispozitat e Konventës (miratimi i ligjit të ri, plotësimi i ligjeve ekzistuese për parandalim, pengim dhe mbrojtje nga dhuna familjare dhe i Kodit Penal. 
  2. Vendosja e serviseve për avancimin e mbrojtjes së viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe viktimave të dhunës familjare (përpunimi i standardeve për dhënie të shërbimeve të specializuara viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe procedurave operative standarde në pajtim me Këshillin e Evropës, realizimi i trajnimeve për dhënës të shërbimeve të specializuara, vendosja e qendrave të krizës, strehimoreve si dhe qendrave për këshillim të dhunës familjare); 
  3. Realizimi i aktiviteteve për parandalim nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna familjare (realizimi i trajnimeve në procesin arsimor, fushatave mediatike nacionale për ngritje të vetëdijes për të gjitha format e dhunës me bazë gjinore, promovimi i barazisë gjinore dhe eliminimi i stereotipave për rolet gjinore. 
Luiza Viton në emër të OKB-së, e mbështeti ratifikimin e Konventës së Stambollit, si dhe mundësinë për pjesëmarrje në këtë Plan veprim dhe të jetë partner yni.
Bashkëbisedueset tona u pajtuan se ky debat publik ishte një mundësi e shkëlqyeshme për t'i dhënë të gjitha propozimet dhe vërejtjet konstruktive në lidhje me Planin, si dhe ajo se kjo nuk është vetëm çështje femërore por edhe familjare të cilën duhet ta zgjidhim bashkërisht me ngritje të vetëdijes shoqërore si dhe përfshirje më të madhe të meshkujve dhe mendimeve të tyre në rrugën e luftës kundër dhunës.
Në fund të debatit publik, Kasapi theksoi se Konkluzionet e nxjerrë do të përgatiten dhe miratohen në takimin e ardhshëm. 

E hënë, 16 korrik 2018

debat publik me temë "plan veprimi për zbatimin e konventës për parandalim dhe luftë kundër dhunës ndaj femrave dhe dhunës familjare të republikës së maqedonisë

Click