Aktivitetet

E mërkurë, 20 dhjetor 2017 

DEBAT PUBLIK ME TEMË: "PROPOZIM-LIGJ PËR NDRYSHIMIN E LIGJIT PËR MBROJTJE NGA PIRJA E DUHANIT"  

Komisioni për Shëndetësi i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti debat publik me temë: "Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga pirja e duhanit". Me mbledhjen kryesoi kryetarja e Komisionit për Shëndetësi, Mirsada Emini Asani, e cila theksoi se fjalimet në debatin publik duhet të jenë bazë cilësore në përmirësimin e zgjidhjeve ligjore të ligjit. 

Në debatin publik u ftuan dhe morën pjesë aktive përfaqësuesit e ISHP Klinika për pulmologjinë, ISHP Klinika për kardiologji, Instituti për shëndet publik, Shoqata respiratore maqedonase, Sindikata e pavarur e qendrave klinike dhe organizatave tjera shëndetësore, përfaqësuesit e shoqatave të hotelierëve nga më shumë qytete në republikën, si dhe shoqata dhe organizata joqeveritare që e trajtojnë këtë problematikë. 

Folës në debatin publik në emër të propozuesit të ligjit ishin: deputeti Tomisllav Tuntev, prof. dr. Elena Qosevska nga Instituti për shëndet publik, dr. Deska Dimitrievska nga Klinika për pulmologji dhe dr. Jorgo Kostov nga Klinika për kardiologji.  Në diskutimin e mëtutjeshëm morën pjesë më shumë diskutues me mendime të tyre, ndër të cilat: Mario Trifunovski nga Klubi "Esnaf" - Shoqata e hotelerisë dhe turizmit, Mihaill Mishev nga "Esnafi i Ohrit", Stojan Ivanov nga Koncept kafe" - Strumicë, Emil Popovski nga Klub Oaza - Strugë etj. 

Click