Aktivitetet

E premte, 10 nëntor 2017

Debat publik me temë: „Strategjia gjithëpërfshirëse për arsimin për vitet 2018 - 2025“ (projekti)

Komisioni për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti debat publik me temë: „Strategjia gjithëpërfshirëse për arsimin për vitet 2018 - 2025“ (projekti).

Në debatin publik u ftuan dhe ishin të pranishëm përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, universiteteve publike, organizatave sindikale nga sfera e arsimit, studentëve, organizatave joqeveritare fusha me interes e të cilave është sfera arsimore dhe seksionet e projektit të organizatave ndërkombëtare me seli në Republikën e Maqedonisë. Para të pranishmëve Strategjinë gjithëpërfshirëse e prezantoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, prof. dr. Renata Deskoska e cila theksoi se bëhet fjalë për një dokument të hartuar me ndihmën financiare dhe teknike të Bashkimit Evropian.

Bëhet fjalë për një dokument strategjik i cili, në periudhën deri në vitin 2025, do të jetë bazë për proceset reformuese në arsim në drejtim të krijimit të nxënësve, mësimdhënësve dhe qytetarëve aktivë, të motivuar dhe me integritet në shoqëri dhe të përgatitur me njohuri dhe shkathtësi për botën moderne. 

Në diskutim, në të cilin u përfshin përfaqësuesit e të gjitha subjekteve u prononcuan mendimet, propozimet dhe vërejtjet konstruktive të cilat duhet të merren parasysh në hartimin e versionit final të Strategjisë për arsimin për vitet 2018-2025. 

Click