Aktivitetet

E premte, 2 shkurt 2018

Debat publik për Propozim-ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe Propozim-ligjin për Agjenci Teknike Operative

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë mbajti debat publik për Propozim-ligjin për ndjekjen e komunikimeve dhe Propozim-ligjin për Agjenci Teknike Operative, në kornizat e Mbledhjes së Njëmbëdhjetë të mbajtur më 2 shkurt 2018, në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Debatin publik e hapi dhe me të kryesoi kryetarja e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, dr. Frosina Tashevska Remenski. 

Në mbledhjen e Komisionit ishin të pranishëm anëtarët dhe zëvendësanëtarët e Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, deputetët, përfaqësuesit e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, një numër i madh i institucioneve, organizatave, profesorët dhe ekspertët nga sfera e mbrojtjes dhe sigurisë.

Diskutimi ishte mundësi të bëhet inspektimi, thellësisht të mësohen dhe të shqyrtohen çështjet në lidhje me propozim-ligjet, rregullimi apo saktësimi shtesë i tyre, si dhe transparenca e madhe në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Komisioni për Mbrojtje dhe Siguri do të përgatisë Raport në të cilin do të përmbahen mendimet, qëndrimet dhe propozimet të cilat ishin prononcuar në debatin publik dhe atë do ta dorëzojë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme. 

Click