Aktivitetet

E enjte, 3 maj 2018

Deklarata e Kryetarit Xhaferi me rastin e nënshkrimit të Memorandumit për bashkëpunim për realizimin e Projektit "Zhvillimi i mbikëqyrjes parlamentare dhe të pavarur" 

I nderuar z. Tomas Gerber, 
I nderuar z. Remilard,
Të nderuar përfaqësues të mediumeve, 
Qytetarë të nderuar,

Më paraqet kënaqësi të veçantë të njoftoj se fillojmë me partneritet strategjik me DCAF-in nëpërmjet nënshkrimit të Memorandumit për Mirëkuptim ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe DCAF-it, me të cilin memorandum kemi për qëllim të arrijmë si vijon: 

- zgjuarsi më të madhe dhe ekspertizë përkatëse prej jashtë, dhe kërkim të përgjegjësisë prej shërbimeve të kundërzbulimit nga ana e deputetëve dhe shërbimit në Komisionin për Mbikëqyrjen e Punës së Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim dhe Agjencisë për Zbulim, Komisionit për Mbikëqyrjen e Zbatimit të Masës së Veçantë Hetuese Ndjekja e Komunikimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e Doganave dhe Ministria e Mbrojtjes dhe Komisioni i Mbrojtjes dhe Sigurisë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë për Mbikëqyrjen mbi Kundërzbulimin; mandej 

- zhvillim të shkathtësive në drejtim të plotësimit të zbrazëtirave në njohuritë dhe kontribut në zhvillimin e kapaciteteve për analizë të pavarur në kuadër të Komisioneve dhe,

- aftësi të përforcuar të këtyre komisioneve për të planifikuar dhe për kryerjen e aktiviteteve të suksesshme mbikëqyrëse.

Ky partneritet strategjik nënkupton edhe mbështetje financiare nga ana e DCAF-it në lartësi prej 452,244 frangave zvicerane për periudhën prej  vitit 2017-2020, ndërsa zbatimin dhe planifikimin e projektit do e bëjë Grupi Drejtues në suazat e Kuvendit, i përbërë prej Sekretarit gjeneral të Kuvendit dhe kryetarët e tre Komisioneve. 

Integrimi euroatlantik i Republikës së Maqedonisë është prioritet kulmor për ne si shumicë parlamentare dhe Qeveri, dhe i njëjti nënkupton reforma rrënjësore në sektorin e sigurisë dhe të kundërzbulimit, në institucionet të cilat kanë mandat të bëjnë mbikëqyrje dhe kontroll, që nënkupton përforcim të kapaciteteve të mbikëqyrjes mbi zbulimin në Kuvend. Aktivitetet e këtij Memorandumi janë edhe një vërtetim për përpjekjet evidente të përforcuara për anëtarësimin tonë në Bashkimin Evropian dhe në NATO, dhe kthimin e  besimit të opinionit në institucionet e shtetit. 


Click