Aktivitetet

E martë, 20 shkurt 2018

Deklaratë për media me rastin e nënshkrimit të Memorandumit për Mirëkuptim

I nderuar zëvendës sekretar shtetëror për punët e jashtme të Zvicrës,
I nderuar ambasador,
Të nderuar përfaqësues të mediumeve,

Më paraqet kënaqësi të veçantë ta informoj publikun për nënshkrimin e Memorandumit për mirëkuptim ndërmjet Zvicrës, të përfaqësuar nga Ambasada e Zvicrës dhe Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe Republikës së Maqedonisë.

Projekti "Programi për përkrahjen e Parlamentit“ ka për qëllim të sigurojë funksionim më efikas dhe gjithëpërfshirës të Kuvendit, respektivisht përforcim institucional të tërësishëm, avancim të funksionit të tij ligjvënës dhe mbikëqyrës dhe mundësim të qasjes përkatëse në punën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për qytetarë, organizata civile, veçanërisht grupe të margjinalizuara, nëpërmjet transparencës dhe llogaridhënies së përforcuar. Projekti do të zgjasë prej më 1 korrik 2018 deri më 31 dhjetor 2019. 

Ky Memorandum do të sigurojë përkrahje teknike dhe institucionale për përpjekjet e Kuvendit të nxjerrë ligje më cilësore dhe ti shfrytëzojë më mirë resurset publike për nevojat e qytetarëve.

Sipas dinamikës së planifikuar faza përgatitore e Projektit do të jetë prej më 1 korrik 2018 deri më 30 prill 2019, dhe përfshin donacion prej 350 mijë franga zvicerane, ndërsa në vijim në më së shumti njëmbëdhjetë e gjysmë vite, donacioni i përgjithshëm për Kuvendin do të ishte 11 milionë franga zvicerane. Projektin e përgjithshëm do e përcjellë Këshilli Drejtues dhe Këshilli Këshillëdhënës.

Nënshkrimi i këtij Memorandumi është edhe një vërtetim për përpjekjet e udhëheqjes së Kuvendit në drejtim të përforcimit të rolit dhe të kapaciteteve të Kuvendit, përparimit të sundimit të të drejtës dhe afrimit në standardet e punës dhe rezultatet e Parlamenteve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.   

Click