Aktivitetet

E martë, 20 nëntor 2018 

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EVROPIANE NË KONFERENCËN NË VJENË 

Në Konferencën dyditore të Komisioneve për Çështje Evropiane, e cila më 19-20 nëntor mbahet në Vjenë, merr pjesë edhe Delegacioni i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Shpresa Hadri, Lidija Tasevska dhe Vlladanka Aviroviq. 

Në kuadër të debatit për realizim të prioriteteve të kryesimit të Austrisë me Këshillin e Bashkimit Evropian, me ç'rast fjalime hyrëse kishin kryetari i Këshillit nacional të Austrisë, Sobotka dhe kryetari i Këshillit federal të austrisë, Posh-Grushka, fjalim mbajti edhe shefi i Delegacionit, Shpresa Hadri, e cila shprehu falënderim për mbështetjen e Austrisë për zgjerimin e mëtutjeshëm të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. 

Duke folur për përkushtimin tonë ndaj proceseve eurointegruese, Hadri tha se e dëshmuam përmes përmbushjes konsensuale të të gjitha reformave prioritare, finalizimit të pjesës normative të Marrëveshjes kornizë të Ohrit, Marrëveshjes për fqinjësi të mirë me Republikën e Bulgarisë, Marrëveshjes për kontestin me emrin me Republikën e Greqisë dhe ratifikimit të tij në Kuvend. Njëkohësisht, theksoi se në këtë moment historik për vendin, nevojitet që bashkërisht me opozitën të arrihet ajo që është e nevojshme për të ardhmen e vendit. 

Në Konferencën, kishte një diskutim të pasur edhe për çështjen e Bregzitit, politikat klimatike dhe komunitetin energjetik, si dhe për nevojën për transparencë më të madhe të Bashkimit Evropian dhe afrimin e saj me qytetarët në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Evropian. 

Click