Aktivitetet

E mërkurë, 24 prill 2019, Prishtinë

DELEGACIONI I KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI NË PRISHTINË

Kryetarja e Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, Liljana Zaturoska dhe anëtarja e Komisionit, Sllagjana Mitovska, sot, në Prishtinë, morën pjesë në trajnim në kuadër të Projektit:  “Zhvillimi i shkathtësive të deputetëve në Evropën Juglindore për tema lidhur me mobilitetin e qëndrueshëm urban”.

Në hapjen, fjalime mbajtën Leonora Kryeziu, drejtoreshë ekzekutive e Institutit të Prishtinës për studime politike (IPSP); Samir Memedov, GIZ Fond i hapur rajonal për efikasitet energjetik dhe Mimoza Kusari Lila, deputete nga Parlamenti i Kosovës.

Në trajnimin, i cili u organizua nga Qendra e hulumtimit dhe krijimit të politikave, prezantim mbajti dr. Allazh Plevnik, ekspert GIZ.

Click