Aktivitetet

E premte, 16 shkurt 2018, Bukuresht 

Delegacioni i Kuvendit në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut 

Anëtarët e Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Mesdheut, në përbërje: znj. Teuta Bilali dhe z. Enes Ibrahim, morën pjesë në Sesionin nr. 12 të Asamblesë Parlamentare të Mesdheut, i cili u mbajt prej 14 deri më 17 shkurt 2018 në Bukuresht, Rumani. Sesionin e hapi z. Liviu Dragnea, kryetar i Dhomës Përfaqësuese të Rumanisë. Në sesion, fjalim pati edhe z. Kalin Popesku - Tariçeanu, kryetar i Senatit të Rumanisë. 

Në këtë sesion, San Marino u bë vend i ri anëtar në AP-në e Mesdheut dhe si ceremoni e vogël për mirëseardhje, ishte thirrur znj. Mara Valentini, shefe e Delegacionit të San Marinos të mbajë fjalim para të pranishmëve. Temat të cilat u shqyrtuan dhe ishin lëndë e diskutimit në këtë ngjarje ishin: "Duke iu kundërshtuar rritjes së kërcënimit nga terrorizmi", "Ngjarjet politike dhe të sigurisë në rajonin MENA", "Ndryshimet klimatike", "Të drejtat e njeriut dhe migrimi", "Lehtësimi i tregtisë dhe mbështetja e investimeve" dhe "Mbrojtja e trashëgimisë kulturore". Në mbledhjet, u shqyrtuan rezolutat sipas temave të programit, për të cilat vendet-anëtare patën mundësi të parashtrojnë amendamente, para miratimit të tyre përfundimtar. 

Tema e terrorizmit ishte njëra ndër temat më të diskutuara në sesion si një problem aktual të cilit duhet t'i kushtohet vëmendje e madhe, por edhe diskutimi rreth gjetjes së mënyrës se si në mënyrë përkatëse të përdoret nocioni "terrorizmi islamik". Shumica e pjesëmarrësve u pajtuan se terrorizmi nuk ka emër dhe mbiemër dhe se si i tillë mjaft e tregon nocionin. 

Asambleja Parlamentare e Mesdheut është organizatë ndërshtetërore, ndërkombëtare rajonale - mbikëqyrëse në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara dhe me pozitë juridike ndërkombëtare specifike. Asambleja luan rol fondamental si forum, ku parlamentet e rajonit punojnë së bashku që të arrijnë te këto qëllime të përbashkëta të cilat shpien në krijimin e politikave dhe kushteve të mira sociale, ekonomike dhe kulturore për qytetarët e vendeve të saj anëtare.      

Click