Aktivitetet

E enjte, 12 korrik 2018 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË KONFERENCË PARLAMENTARE NË BEOGRAD 

Delegacioni i Kuvendi të Republikës së Maqedonisë nga Komisioni për Çështje Ekonomike, në përbërje: zëvendëskryetari i Komisionit Agim Shaqiri, anëtari Dragan Cuklev dhe zëvendësanëtarja Aneta Simeska-Dimoska, merr pjesë në Konferencë Parlamentare kushtuar mundësive për lehtësime tregtare dhe investime në rajonin e vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe Mediterani, që mbahet më 12 dhe 13 korrik 2018 në Beograd, Republika e Serbisë. 

Konferenca është në organizim të Organizatës tregtare botërore dhe Asamblesë parlamentare të Mediteranit. 

Në fokusin e diskutimeve janë shumë sfera ekonomike, ndër të cilat: mënyra në të cilën funksionon Organizata tregtare botërore; rëndësia e rregullave tregtare multilaterale dhe negociatat për ekonomitë e vendeve të Mediteranit; rezultati nga Konferenca e 11-të ministrore e Organizatës tregtare botërore, që u mbajt në dhjetor vitin e kaluar; mënyra e aderimit të një vendi të caktuar në Organizatën tregtare botërore; mundësitë për integrim ekonomik rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor etj.  

Click