Aktivitetet

E hëne, 19 nëntor 2018 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË KONFERENCË RAJONALE PËR TOLERANCËN DHE SHOQËRITË INKLUZIVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Kryetari dhe zëvendëskryetari i Komitetit për Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Rexhail Ismaili dhe Jusuf Hasani, me ftesë të Këshillit të Evropës - Seksioni për antidiskriminim, më 14 dhe 15 nëntor morën pjesë në Konferencën rajonale për tolerancë dhe shoqëritë inkluzive të Ballkanit Perëndimor, që u mbajt në Podgoricë, Mali i Zi. 

Konferenca, në kuadër të Programit për Bashkim të përbashkët evropian, i identifikon mundësitë për bashkëpunim rajonal në luftën kundër diskriminimit dhe për mbrojtje të pakicave.  Morën pjesë edhe përfaqësues të lartë të organeve dhe institucioneve nacionale përgjegjës për të drejtat e njeriut dhe të drejtat e pakicave nacionale, ekspertë ndërkombëtarë, përfaqësues të lartë të BE-së dhe të Këshillit të Evropës. 

Qëllimi i Konferencës ishte këmbimi i informatave nga gjithë rajoni, ndarja dhe këmbimi i praktikave të mira për çështje lidhur me pakicat, tolerancën, promovimin e diversiteteve të komuniteteve, luftën kundër gjuhës së urrejtjes, si dhe ngritjen e vetëdijes për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen nga diskriminimi, dhe avancimi i tyre.  

Deputetët, në kuadër të grupeve të formuara pune që i mbuluan sferat e cekura, morën pjesë aktive, veçanërisht duke folur për kornizën ligjore momentale në Republikën e Maqedonisë e cila i rregullon çështjet për mbrojtje nga diskriminimi dhe avancimi i të drejtave të pakicave, si dhe rolin e institucioneve nacionale në zgjidhjen e çështjeve të mbrojtjes së të drejtave të pakicave. 

Click