Aktivitetet

E martë, 23 janar 2018 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË PARLAMENTIN EVROPIAN  

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: znj. Teuta Bilalli, z.  Ejup Alimi, z.  Agim Shaqiri, z.  Petar Atanasov dhe znj. Juliana Nikollova, janë në vizitë studimore dyditore në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. 

Nënkryetarja e Parlamentit Evropian, znj. Heidi Hautalla, i përshëndeti përzemërsisht dhe u dëshiroi mirëseardhje delegacionit nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, me ç'rast potencoi se zgjerimi i Bashkimit Evropian është edhe një prej instrumenteve më të fuqishme të politikës së BE-së. Në kuadër të interesave strategjike të BE-së, me tjerash janë edhe stabiliteti, siguria dhe parandalimi i konflikteve. Kjo mundëson rritje të prosperitetit, mundësive për rritje dhe siguron lidhje vitale transportuese dhe energjetike.  Agjenda aktuale për zgjerim i përfshin vendet e Ballkanit Perëndimor, kështu që u jepet perspektivë të bëhen anëtarë të BE-së pasi të përmbushen kushtet e nevojshme. 

Pjesëmarrësit në vizitë studimore realizuan më shumë takime bilaterale ku diskutuan dhe këmbyen përvoja me: z. г. Kristijan Daniellson, Drejtori i Drejtorisë për zgjerim në Komisionin Evropian; znj. Kaie Kork, anëtare në Grupin punues për rajonin e Ballkanit Perëndimor të Këshillit ministror, znj. Linda Mekavan, bashkëkryesuese me Komitetin për mbështetje të demokracisë dhe grupit për zgjedhje dhe koordinim; znj. Monika Luiza-Makovej, eurodeputet nga Rumania dhe bashkëkryesuese e Delegacionit në Komitetin parlamentar për stabilizim dhe asociim - BE dhe Shqipëria; z. Tonino Piculla, eurodeputet nga Kroacia dhe bashkëkryesues i Delegacionit për marrëdhënie me Bosnjë e Hercegovinën dhe Kosovën dhe z.  Alojz Peterle, eurodeputet nga Sllovenia dhe bashkëkryesues i Komitetit parlamentar për stabilizim dhe asociim - BE dhe Maqedonia. 

Gjithashtu, takime u realizuan edhe me: znj. Livija Jaroka, nënkryetare e Parlamentit Evropian; z.  Ivo Vajgëll, eurodeputet nga Sllovenia dhe raportues për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian; z. Knut Flenkenshtajn, eurodeputet nga Gjermania dhe raportues për Republikën e Shqipërisë në Parlamentin Evropian; z.  Igor Solltes, eurodeputet nga Sllovenia dhe raportues për Republikën e Maqedonisë në Parlamentin Evropian; z. Dejvid Mekalister, eurodeputet nga Gjermania dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme (AFET); Elmar Brok, Elmar Brok, eurodeputet nga Gjermania dhe anëtar i Komisionit për Politikë të Jashtme (AFET). 

Tema kryesore në vizitën studimore ishin: roli i Parlamentit Evropian dhe vendi i tij në kornizë institucionale në Bashkimin Evropian, roli i Komisionit në procesin e zgjerimit, aktivitetet e Parlamentit Evropian në sferën e demokracisë dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut, Parlamenti evropian dhe delegacionet për marrëdhënie me parlamentet e Ballkanit Perëndimor, rezolutat e përpiluara nga Parlamenti Evropian për Republikën e Maqedonisë, Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës, IPA fondet dhe temat tjera. 

Anëtarët e delegacioneve ishin të pranishëm edhe në mbledhje të Komisionit për Politikë të Jashtme (AFET) ku fjalim kishin ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Bulgarisë, znj. Ekaterina Zaharieva, në kontekst të kryesimit të Republikës së Bulgarisë me Këshillin e Bashkimit Evropian. 

Qëllimi i vizitës studimore ishte që të ndahen përvojat e Republikës së Maqedonisë, Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës në procesin eurointegrues, si dhe pritjet nga Strategjia e Komisionit Evropian për integrim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, që duhet të publikohen nga fillimi i shkurtit 2018. 

Click