Aktivitetet

E mërkurë, 24 janar 2018, Strasburg 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË SESIONIN DIMËROR TË APKE

Shefi i delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Betian Kitev dhe zëvendësanëtari z. Afrim Gashi, marrin pjesë në sesionin e rregullt dimëror të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës që mbahet nga 22 deri 26 janar 2018 në Strasburg, Francë. 

Duke e miratuar rendin e ditës në hapjen e sesionit dimëror në vitin 2018, Kuvendi vendosi të mbajë debat urgjent për procesin paqësor izraelit-palestinez dhe rolin e Këshillit të Evropës, si dhe debat për ndërhyrjen ushtarake turke në Siri. 

Deputetët në Asamblenë në fillim të sesionit e zgjodhën Mikelle Nikoleti, deputet nga Italia dhe kryetar i Grupit politik të Socialistëve, demokratët dhe të gjelbrit, për kryetarin e 31-të të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës, me mandat prej një viti dhe të drejtë për një rizgjedhje. 

Në fjalimin e vet përurues para deputetëve, kryetari i sapozgjedhur thirri në unitetin e zmadhuar të Këshillit të Evropës si institucion i vetëm evropian që i bashkon 47 vendet anëtare rreth vlerave të të drejtave të njeriut, demokracisë, sundimit të së drejtës dhe pranimit të Gjykatës evropiane. 

Në ditën e dytë të sesionit, Asambleja parlamentare i ftoi vendet anëtare të Këshillit të Evropës përpiqen më shumë për t'i mbrojtur gjuhët e pakicave. Në rezolutën dhe rekomandimin të bazuar në raportin e Roza Hofman, deputet nga Hungaria anëtar i Grupit të partive popullore evropiane, ceket se diversiteti gjuhësor është pjesë e trashëgimisë kulturore evropiane, ndërsa mbrojtja dhe mbështetja për zhvillimin e gjuhëve të pakicave është vlerë fundamentale evropiane.  Kuvendi i ftoi qeveritë që të ndërmarrin një sërë hapash për mbështetje të atyre që flasin gjuhë të pakicave ose gjuhë rajonale në mbarë Evropën. 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, gjatë sesionit, mbajti një sërë takimesh bilaterale me anëtarët e Delegacioneve nga shtetet nga rajoni, me qëllim njoftimin dhe veprimin e harmonizuar për tema me interes të përbashkët. 

U realizua edhe takim me raportuesit e Komisionit Monitorues të ngarkuar për ndjekjen e përmbushjes së obligimeve të Republikës së Maqedonisë të ndërmarrë gjatë pranimit në Këshillin e Evropës, znj. Kristofersen dhe z.  Gileçi. 

Në takimin, anëtarët e delegacionit maqedonas i njoftuan raportuesit për ngjarjet më të reja të skenës politike në vend, çështjen për emrin, marrëdhëniet me fqinjët, ndërsa u bisedua edhe për vizitën e ardhshme të raportuesve të Republikës së Maqedonisë për konstatimin e gjendjes faktike. 

Shefi i Delegacionit, z. Betian Kitev, mori pjesë edhe në punën e Ad hok komisionit për rolin dhe misionin e Asamblesë parlamentare, ku u diskutua për modalitetet për avancimin e funksionimit të Kuvendit, përfshirje më të madhe të deputetëve nga delegacionet nacionale, rolin e grupeve politike dhe komisioneve në procesin e vendimmarrjes, si dhe arritjen e barazisë gjinore. 

Click