Aktivitetet

E hënë, 9 korrik 2018, Berlin 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË SESIONIN E 27-TË VJETOR TË AP TË OSBE

Në sesionin e 27-të  vjetor të AP të OSBE-së, që mbahet nga 7 deri 11 korrik 2018 në Berlin, Republika Federative e Gjermanisë, merr pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së) në përbërje: shefi i Delegacionit Vlladimir Gjorçev dhe anëtarët Jagoda Shahpaska dhe Rexhail Ismaili. 

Në Sesionin pritet pjesëmarrje e rreth 300 deputetëve nga 57 vende pjesëmarrëse dhe partnere për bashkëpunim të OSBE-së nga Evropa, Amerika Veriore, Azia Qendrore, Lindja e afërt dhe Afrika Veriore. 

Në hapjen solemne të Sesionit para deputetëve mbajtën fjalim: z. Volfgang Shojble, kryetar i Bundestagut gjerman; z. George Cereteli, kryetar i Asamblesë parlamentare të OSBE-së, z. Ollaf Shollc, zëvendëskancelar dhe ministër federativ i financave të Gjermanisë, z. Gulielmo Piki zëvendësministër i Punëve të Jashtme i Italisë, përfaqësues i Kryesisë italiane me OSBE-në, z. 

Në fjalimin e tij, z. Shojble u përqendrua në sfidat e reja ndërkombëtare, siç janë kiber sulmet, kërcënimet hibride dhe ndryshimet klimatike dhe e theksoi rëndësinë e diplomacisë parlamentare për lehtësim të mirëkuptimit dhe vendosjes së mirëbesimit ndërmjet vendeve pjesëmarrëse në OSBE. 

Kryetari i AP të OSBE-së, u përqendrua në nevojën që të gjithë vendet pjesëmarrëse të punojnë në përmbushjen e angazhimeve të OSBE-së dhe e theksoi rolin e parlamentarëve në nxitjen e bashkëpunimit dhe dialogut për zgjidhjen e çështjeve të hapura në rajon. "AP e OSBE-së është forum i vërtetë për diskutim për implementimin e angazhimeve të OSBE-së", vlerësoi zëvendëskancelari Shollc, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar për zgjidhjen e sfidave globale. 

Prioritetet dhe aktivitetet e Kryesisë italiane me OSBE-në, i prezantoi zëvendësministri Piki, i cili njëkohësisht u përgjigj pyetjeve nga deputetët. 

Të tre komisionet e Asamblesë parlamentare të OSBE-së diskutojnë për raportet dhe propozim-rezolutat me temë: "Implementimi i angazhimeve të OSBE-së: roli i parlamenteve". 

Në këtë diskutim mori pjesë deputetja Jagoda Shahpaska, e cila theksoi se Kuvendi dhe Qeveria e Republikës së Maqedonisë janë të përcaktuara fort për zbatimin e reformave efikase, zhvillimin e vlerave demokratike, sundimin e të drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut, për institucione funksionale në shërbim të qytetarëve, për llogaridhënie dhe transparencë, liri të mediave dhe pavarësi të gjyqësisë. Anëtarësimi në BE dhe NATO, marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe bashkëpunimi rajonal mbeten prioritete strategjike të vendit. 

Ajo u përqendrua në të dyja marrëveshjet bilaterale me Republikën e Bulgarisë dhe me Republikën e Greqisë, të cilat i ratifikoi Kuvendi i Republikës së Maqedonisë.  Vlerëso se me këto Marrëveshje, të cilat janë arritur me guxim, udhëheqësi dhe diplomaci, u dërgohet porosi e fuqishme dhe u jepet inkurajim vendeve tjera se çështjet dhe kontestet e hapura mund të zgjidhen përmes dialogut dhe transparencës së argumenteve. 

Deputetja Shahpaska informoi se sipas anketave të fundit, më shumë se 75% të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë e mbështesin hyrjen e vendit në BE dhe NATO, ndërsa për ardhmërinë euroatlantike ekziston konsensus i përgjithshëm politik dhe ndërmjet të gjitha partive politike në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Ajo theksoi se si rezultat i progresit të arritur të vendit erdhi vendimi i Këshillit ministror të punëve të jashtme të vendeve anëtare të BE-së për hapjen e rrugës për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në qershor vitin e ardhshëm dhe theksoi se në samitin e ardhshëm të NATO-s në Bruksel, Republika e Maqedonisë pret ftesë për anëtarësim në Aleancën. 

Asambleja parlamentare e OSBE-së përbëhet prej 323 parlamentarëve nga 57 vende të Evropës, Azisë Qendrore dhe Amerikës Veriore.  Asambleja siguron forum për diplomaci parlamentare, mbikëqyrje të zgjedhjeve dhe përforcim te bashkëpunimit ndërkombëtar për përmbushje të angazhimeve të OSBE-së në lidhje me çështjet politike, të sigurisë, ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor. 

Click