Aktivitetet

E enjte, 29 nëntor 2018 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË TAKIM ME EURODEPUTETËT 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje: Ejup Alimi, Meri Llazarova dhe Nikolla Micevski i cili ishte në vizitë dyditore në Bruksel, dje kishte takime me raportuesin e Komisionit për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian për Republikën e Maqedonisë, Ivo Vajgëll, si dhe me eurodeputetët: Knut Flekenshtajn, Eduard Kukan, Allojzh Peterle dhe Rajnhart Butikofer. Në takimet, të cilat u mbajtën para debatit për Rezolutën për progresin e Republikës së Maqedonisë në vitin 2018 nga ana e delegacionit tonë u vërtetua përcaktimi i vendit për integrim euroatlantik dhe gatishmëria për realizim të reformave të BE-së të cilat i kërkon prej nesh BE-ja. 

Eurodeputetët duke u përqendruar në tekstin e Rezolutës për Maqedoninë shprehën mendime pozitive për progresin e arritur në reformat në vitin e kaluar, por se drejtimi reformues i Qeverisë duhet të vazhdojë edhe vitin e ardhshëm, që në qershor të marrim datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE nga ana e Këshillit Evropian. Njëkohësisht u shfaq shpresë se ndryshimet kushtetuese që dolën pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës me Republikën e Greqisë do të miratohen suksesshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, me ç'rast vendi do të bëjë një hap pozitiv dhe të rëndësishëm në procesin eurointegrues duke e tejkaluar kontestin shumëvjeçar me Greqinë fqinje për dallimet me përdorimin e emrit të Republikës së Maqedonisë. Në atë drejtim, u theksua se në gjithë këtë proces është me rëndësi inkluziviteti i plotë. 

Delegacioni ishte i pranishëm edhe në seancën plenare të Parlamentit Evropian në të cilën u zhvillua diskutim për Rezolutën.  

Click