Aktivitetet

E mërkurë, 16 maj 2018, Sarajevë 

DELEGACIONI I KUVENDIT NË TAKIMIN RAJONAL PËR BARAZI GJINORE DHE KORRUPSION 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i prezantuar nga Gjulmser Kasapi, Liljana Kuzmanovska dhe Katerina Kuzmanovska, dje mori pjesë në takimin rajonal në Sarajevë, të organizuar nga Misioni i OSBE-së në Bosnjë e Hercegovinë, në bashkëpunim me zyrën e OSBE-së për institucione demokratike dhe të drejta të njeriut dhe organizatën e OSBE-së për siguri dhe bashkëpunim në operacionet e Evropës në rajonin, me temë "Barazia gjinore dhe korrupsioni".

Fokusi gjinor në masat e antikorrupsionit përmes përfshirjes së barazisë gjinore në politikat e krijimit të ligjeve dhe zbatimi i tyre i vërtetë, ishin dimension themelor të takimit rajonal. 

Më shumë se 30 pjesëmarrës, ndër të cilat deputetë, bartës të pozitave ekzekutive dhe ekspertë nga Republika e Maqedonisë, Republika e Shqipërisë, Republika e Kroacisë, Republika e Malit të Zi, Republika e Serbisë dhe Federata e Bosnjë e Hercegovinës, ndanë përvoja komparative në lidhje me implementimin e aspektit gjinor në legjislacionet nacionale.

Konkluzioni i cili doli nga takimi rajonal në Sarajevë, ishte krijimi i mekanizmave me të cilat do të dizajnohet politikë e përbashkët për barazi gjinore ndërmjet vendeve të rajonit, vazhdim dhe thellim i bashkëpunimit rajonal. 

Click