Aktivitetet

E martë, 29 maj 2018 

DELEGACIONI I KUVENDIT TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË NATOS NË VARSHAVË 

Deputetët Katerina Kuzmanovska, anëtare dhe Afrim Gashi, zëvendësanëtar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë parlamentare të NATO-s, morën pjesë në sesionin pranveror të Asamblesë parlamentare të NATO-s, që u mbajt nga 25 deri 28 maj 2018 në Varshavë, Republika e Polonisë. 

Në sesionin pranveror, delegacioni ynë mori pjesë në Komitetin Politik, Komitetin për Mbrojtje dhe Siguri dhe në sesionin plenar të AP të NATO-s. 

Në Komitetet, mes tjerash, u shqyrtuan Raporti për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, si dhe Propozim-deklarata për vërtetimin e unitetit dhe kredibilitetit të NATO-s për Samitin e Brukselit. 

Në Komitetin Politik mbajti fjalim anëtarja e delegacionit, znj. Katerina Kuzmanovska, e cila në fjalimin e saj shprehu lëvdata dhe falënderime ndaj raportueses për sigurinë në Ballkanin Perëndimor, znj. Rajnel Andreuçuk nga Kanadaja, për një raport të pranueshëm dhe të mrekullueshëm për vendet që janë pjesë e Ballkanit Perëndimor. Deputetja Kuzmanovska në fjalimin e saj u përqendrua në realizimin e reformave dhe procesit të eurointegrimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor, që nuk mund të vazhdojnë pa mbështetje ndërkombëtare dhe ndihmë financiare. Që këtu, roli i përbashkët dhe përpjekjet e NATO-s dhe BE-së mund t'u ndihmojnë vendeve të tregojnë progres në këto procese. Gjithashtu, në fund të fjalimit të vet, deputetja Kuzmanovska e shfrytëzoi rastin dhe u bëri ftesë vendeve pjesëmarrëse në sesionin pranveror të AP të NATO-s të marrin pjesë në Seminarin e 98-të  Ros-Rot, i cili do të mbahet më 27-29 qershor 2018 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Në sesionin plenar fjalime mbajtën z. Paollo Ali - kryetar i AP të NATO-s; z. Marek Kuçinski - mareshal i Seimit të Republikës së Polonisë; z. Stanisllav Karcevski - mareshal i Senatit të Republikës së Polonisë; z. Andrej Duda - kryetar i Republikës së Polonisë; z.  Mateus Moravievski - kryeministër i Republikës së Polonisë, si dhe z.  Jans Stolltenberg - sekretar i përgjithshëm i NATO-s dhe kryetar i Këshillit të Atlantikut Verior, i cili në fjalimin e tij theksoi se NATO-ja është Aleancë e demokracive, e në strumbullarin e çdo demokracie me parlamentet. NATO-ja bazohet në vlerat themelore të sundimit të së drejtës, të drejtave individuale dhe lirive dhe demokracisë. 
Si ish-parlamentar me përvojë 20 vjeçare parlamentare, z. Stolltenberg theksoi se e kupton rëndësinë e parlamenteve në demokracitë dhe rëndësinë e parlamenteve për politikat e mbrojtjes dhe sigurisë, sepse parlamentet janë ato që vendosin për drejtimet, kornizën për çdo qeveri kur bëhet fjalë për sigurinë dhe politikën e jashtme, por gjithashtu është shumë i rëndësishëm fakti që ato vendosin edhe për buxhetin. NATO dhe vetë ai si sekretar i përgjithshëm janë tërësisht të varur nga miratimi i vendimeve të plotfuqishme nga parlamentet nacionale, kështu që këto sesione plenare paraqesin mundësi e mirë që deputetët të takohen dhe të këmbejnë përvoja të cilat pastaj mund t'i bartin në parlamentet e veta dhe ta vendosin agjendën e NATO-s lart në agjendën nacionale dhe t'i implementojnë vendimet e ndryshme të NATO-s në parlamentet e tyre nacionale. 

Përveç sfidave me vatrat e hapura në botë dhe çështjet tjera në domenin e NATO-s, z.  Stolltenberg theksoi se projektimi i stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, bashkë me partnerët, është ndër prioritetet më të larta të NATO-s.

Aleanca veriatlantike është aleanca më e suksesshme dhe më e fuqishme në historinë për dy arsye: e para, aftësia për përshtatje dhe e dyta, aftësia për bashkim, përveç faktit që e njëjta përbëhet prej dy vendeve të ndryshme anëtare, konkludoi Stolltenberg. 

Në Sesionin pranveror të AP të NATO-s morën pjesë vendet anëtare të NATO-s dhe vendet që pretendojnë të jenë pjesë e Aleancës në të ardhmen.  

Click