Aktivitetet

E hënë, 4 shkurt 2019, Bruksel 

DELEGACIONI PARLAMENTAR NË VIZITË STUDIMORE NË SHTABIN E NATO-S DHE FORCAT E BASHKUARA TË LARTA TË SHTABIT PËR EVROPË 

Në kuadër të Vizitës studimore të Shtabit të NATO-s dhe Forcave të bashkuara të larta të shtabit për Evropë (SHAPE) dhe në prag të nënshkrimit zyrtar të Protokollit për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, Delegacioni i Kuvendit sot në Bruksel realizoi takime dhe brifingje me përfaqësuesit e NATO-s. 

Delegacioni u përshëndet nga Medlin Mun, kryetare e Asamblesë parlamentare të NATO-s, e cila në fjalimin e saj shprehu urime të sinqerta për pranimin e Republikës së Maqedonisë në anëtarësimin e plotë në NATO. Ajo shprehu kënaqësi për punën e bërë në mënyrë të shkëlqyer gjatë 20 viteve të fundit, angazhimin e fortë të institucioneve shtetërore në përgatitjen e planeve vjetore për anëtarësim, si dhe iniciativën e Kuvendit përmes pjesëmarrjes së delegacionit në aktivitetet e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, veçanërisht duke e përshëndetur seminarin Ros-Rot vitin e kaluar në Shkup, i cili tregon qëllimin dhe vizionin e të gjithë shoqërisë rreth drejtimit në të cilin ne duam të lëvizim. 

Delegacioni në përbërje të deputetëve: Ilija Dimovski, shef i delegacionit të AP të NATO-s, Katerina Kuzmanovska dhe Vesel Memedi, anëtarë të delegacionit, Hari Llokvenec, kryetar i Komisionit për Mbrojtje dhe Siguri, Ilija Nikolovski, zëvendëskryetar, Emil Dimitriev dhe Xhevat Ademi, anëtarë, si dhe Anne Lashkoska, Shpresa Hadri Emilia Aleksandrova dhe Afrim Gashi, anëtarë të Komisionit për Politikë të Jashtme kishin mundësinë që me përfaqësuesit e lartë të NATO-s të shkëmbejnë pikëpamje mbi marrëdhëniet të cilat Aleanca i zhvillon me partnerët e saj, çështjet lidhur me NATO-n dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, marrëdhëniet NATO-Rusi, luftën kundër luftërave hibride dhe rezistencës në rritje. Në tryezën e rrumbullakët, deputetët kishin mundësinë të diskutojnë me ambasadorët - përfaqësues të përhershëm të NATO-s nga Sllovenia, Kroacia dhe Estonia për "Perspektivat kombëtare për NATO-n dhe bashkëpunimin me Ballkanin Perëndimor" me ç'rast u shkëmbyen pikëpamje dhe mendime për bashkëpunimin e ardhshëm me NATO-n.

Delegacioni kishte drekë pune me ndihmëssekretarin e përgjithshëm për diplomaci publike, Taxhan Ildem, i cili nuk e fshehu kënaqësinë e tij se së shpejti, mes aleatëve të tjerë, do të jetë edhe Maqedonia si anëtare e 30-të e plotfuqishme e NATO-s, me ç'rast finalizohen aktivitete, aspirata, angazhime institucionale shumëvjeçare të disa qeverive dhe parlamenteve, në finalizimin e suksesshëm të anëtarësimit tonë në NATO.

Nesër, pritet që  Delegacioni të vizitojë Shtabin Ushtarak të NATO-s, përkatësisht Forcat e bashkuara të shtabit për Evropën, i vendosur në Mons, me ç'rast do të kenë brifingje me disa oficerë të cilët do ta sqarojnë funksionimin e Shtabit, operacionet, mobilitetin, kapacitetet dhe operacionalitetin në kushte luftarake dhe paqësore

Click