Aktivitetet

E hënë, 24 shtator 2019

DEPUTETËT NË VIZITË STUDIMORE NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i përbërë nga Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit; Artan Grubi, kryetar i Komisionit për Çështjet Evropiane dhe Liljana Kuzmanovska, kryetare e Komisionit për Financim dhe Buxhet, në shoqërim të Marija Sadevkës nga zyra e Institutit Republikan Ndërkombëtar (IRI) në SHkup, morën pjesë në vizitën studimore në Shtetet e Bashkuara të Amerkës (SHBA) të fokusuar në antikurrupsion dhe transparencë.  

Në delegacionin ndërkombëtar të vizitës studimore e cila u zhvillua në Uashington D.C. dhe Indianapolis, Indiana prej 16 deri 26 shtator 2019, gjithashtu, morën pjesë edhe deputetë nga Shqipëria, Rumania dhe Serbisë. 

Vizita studimore u mundëson deputetëve të njoftohen me normat dhe praktikat kundër korrupsionit, si dhe me standardet për transparencë të cilat zbatohen në pushtetin ekzekutiv dhe legjislativ në SHBA.  Gjithashtu kjo kontribuon që deputetët t’i përforcojnë marrëdhënien bilaterale me anëtarët e Kongresit amerikan dhe nëpunësve tjerë qeveritar të SHBA-së, si dhe ekspertë të shquar kundër korrupsionit me qëllim të përmirësimit të zgjidhjeve ligjore për transprencë dhe kundër korrupsion. 

Vizitën studimore e organizoi Instituti Ndërkombëtar Republikan (IRI), në bashkëpunim me Institutitin për Qeveri Representative (IRG). Programi është i financuar nga Zyra e Arsimit dhe Kulturës së Departamentit të Shtetit në SHBA dhe i përkrahur nga Ambasada e SHBA-së në Maqedoninë Veriore përmes zyrës së saj për punë publike.  

Click